Pronat në Bregdet, ndoshta versioni i tretë i qeverisë është i vërteti

Çështja e verifikimit të pronave në bregdet ku po pezullohet kalimi i pronësisë me një vendim të Këshillit të Ministrave, i ngjan përherë e më shumë kaosit informativ që rrethon kapjen e drogës në Maminas. Njëherë qeveria deklaron se e ka kapur me ndihmën e partnerëve, pastaj e vetme, pastaj me ndihmën e italianëve e së fundmi po sërish vetëm. Natyrisht që fajtori këtu është media kazan dhe jo qeveria.
I ngarkuari me punë për këtë çështje, Artan Lame, deklaroi më 3 mars kur prezantoi nismën se do të kalojnë në sitë çdo sipërfaqe. Tani flitet për 200 km katror. Më vonë, duke qenë se pati reagime dhe se VKM-ja vetë nuk ka atë fuqi që kërkohet për ndërhyrje të jashtëzakonshme si në këtë rast, z. Lame tha se për ato prona që janë shitur nuk ka se çfarë të bëhet.
Me një gjuhë prej babaxhani, Lame shpjegoi se ku prona është shitur në mirëbesim, atëherë ligji mbron investitorin dhe sipas tij shteti nuk e pengon investimin, por do të merret me falsifikuesin për t’i marrë paratë.
Një fjalë goje nga ato që i merr era. Vetëm një ditë më pas, z. Lame ka ndryshuar sërish qëndrim. Në një intervistë për Tv Edi Rama, ai dha këtë version:

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Kush ka blerë në mirëbesim është në gjendje mirëbesimi. Mirëbesimi është term juridik, që thotë nëse ke blerë një send me mirëbesim, sendi i kthehet pronarit real dhe ti merr dëmshpërblimin. Duhet ta pranojmë do ketë një numër gjyqesh, sepse ka persona që jo vetëm e kanë blerë por edhe kanë ndërtuar.
Por dikush duhet të mbajë përgjegjësi dhe do mbajnë ata që kanë bërë aktin të parët

Zotëria nuk ka nevojë për epitete sepse ja ka vënë vetes në këtë rast. Ajo që merret vesh fare qartë është se qeveria nuk ja ka idenë se çfarë do të vëjë dhe po improvizon. E në këtë kuadër disa arrestime sa për teatër do të mbulojnë kaosin e ri që po nxitet me vendim politik. Mjafton të kujtojmë se kur vjen puna për gjyqe ka pak shpresë pasi edhe për një rast si ai I tjetërsimit të 200 hekatarëve në Karaburu dënua varrmihësi që ishte përdorur për veprime tjetërsuese.

loading...
Back to top button