Wilshere se do Januzajn: Duhet të luaj me Shqipërinë

Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere është kundër veprimit që super ylli i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj të luaj me kombëtaren angleze.

”Jo, sepse nëse jeni anglez luani për Anglinë. Njerëzit e vetëm që duhet të luajnë për Anglinë janë anglezët. Nëse keni jetuar për 5 vjet në Angli kjo nuk do të thotë se jeni anglez. Nuk nënkupton se ju mund të luani për këtë shtet”, tha 21 vjeçari.

Kujtojmë se mediat angleze kanë raportuar kohët e fundit se trajneri i kombëtares së ‘Albionëve’, Roy Hodgson është i interesuar për shërbimet e shiptarit 18-vjeçar.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button