Bushati – Greqisë: Hiqni ligjin e luftës

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos, e nisi axhendën e
tij në Tiranë duke takuar homologun shqiptar, Ditmir Bushati.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Bushati tha se i kishte
kërkuar Venizelos që të hiqej ligji i luftës, duke e quajtur një ligj të
tillë të papërshtatshëm për kohën.

Bushati tha se mes dy vendeve ka edhe një tratat miqësie dhe bashkëpunimi.

“Ndërmjet dy vendeve tona ekziston një traktat miqësie dhe
bashkëpunimi, i cili për ne përbën gurin e themelit të intensifikimit të
marrëdhënieve dypalëshe dhe adresimit brenda këtij akti ligjor dhe
institucional të të gjitha çështjeve që kërkojnë zgjidhje, larg çdo lloj
ndikimi nacionalist. Besojmë se riaktivizimi i mekanizmave të
parashikuar nga traktati i miqësisë dhe bashkëpunimit, shoqëruar me
heqjen e ligjit të luftës nga ana e Greqisë, i cili në vetvete nuk
pasqyron realitetin e sotëm të miqësisë së mirë, rrugëtimit evropian dhe
miqësisë së hershme mes dy popujve tanë, do të krijonte një mjedis të
ri besimi të ndërsjellë dhe njëkohësish do të mundësonte fitimin e të
drejtave pronësore të mohuara në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”,
deklaroi ministri Bushati.

Kurse homologu i tij grek, Venizelos, tha se që në vitin 1987, qeveria greke ka vendosur gjendjen e paqes mes dy vendeve.

Ai tha se nëse dikush sheh probleme tek kuadri ligjor grek, mund t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut.

“Dy vendet kanë lidhje të forta miqësie mes tyre. Tani që
Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe përgatitet për anëtarësimin në
Bashkimin Europian, Greqia është e gatshme që të ndihmojë me të gjithë
forcat që ka.

Dhe veç traktatit të miqësisë, ramë dakord për një memorandum
bashkëpunimi për hapjen e negociatave mes Bashkimit Europian dhe
Shqipërisë.

Gjendjen e Paqes mes Shqipërisë dhe Greqisë e ka shpallur qeveria
greke që në vitin 1987. Madje që në vitin 1986. Gjithkush që ka diçka
për të kërkuar diçka tek kuadri ligjor grek, ka të drejtën që t’i
drejtohet Gjykatës së Strasburgut,”
tha Venizelos.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button