Shqiptari bën thirrje për xhihad në Siri

Një nga shqiptarët që po luftojnë vullnetarisht në Siri krahas forcave rebele që kërkojnë rrëzimin e presidentit Bashar al Asad i bëri thirrje shqiptarëve muslimanë ta ndjekin në këtë luftë të largët, përmes një videoje propagandistike të publikuar në Youtube.

Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, flet pjesërisht në arabisht dhe pjesërisht në shqip, thotë se ndjehet i lumtur që ka mundësi të “jetojë me xhihad” si dhe shton se sipas mendimit të tij, në Siri aktualisht sundon ligji islamik sharia.

“Vëllezër muslimanë, ju jap një këshillë prej tokës së xhihadit, tokës së shamit, këtu siç po e shihni falënderojmë Allahun na ka jep fitoren në këtë tokë dhe me ndihmën e Allahut këtu nuk ka as … as kufarë (qafirë/jobesimtarë),” thotë ai në videon 4 minutëshe, ndërsa i bën thirrje të tjerëve muslimanë shqiptarë që të shkojnë në këtë luftë.

Pjesëmarrja e shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia në luftën civile në Siri ka qenë e njohur prej kohësh. Deri tani janë regjistruar disa të vrarë në luftime.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button