Aeroporti “Adem Jashari” me terminal të ri (VIDEO)

“Adem Jashari” gati, ka edhe dhomën e lutjeve

Aeroporti i Prishtinës ‘Adem Jashari’ po i bën punët e fundit në një prej projekteve multi-milionësh për terminalin e ri. Ai do të hapet me 23 tetor.

Me një sipërfaqe prej 45 mijë metra katrore, terminali përfshin një infrastrukturë shumë të zgjeruar, mes tjerash edhe një parking për rreth 2000 vetura, një kullë kontrolli, etj. Si e veçantë e aeroportit do të jetë salla e lutjeve për besimtarët e ndryshëm, sidomos ata mysliman, raporton klankosova.

Projekti në total ka kushtuar rreth 130 milionë euro.

Ky aeroport është i treti më i madhi nga aeroportet në ish – Jugosllavi, pas Beogradit dhe Zagrebit. Zyrtarë e aviacionit në Kosovë thonë se më këtë terminal, ANP do të bëhet lider i aeroporteve në Ballkan.

Deri tani rekordi i udhëtarëve ka shkuar në rreth 1 milion.

Terminali i ANP “Adem Jashari” hapet më 23 tetor
Terminali i Aeroportit “Adem Jashari” do të lëshohet më 23 tetor. Kështu është bërë me dije në videoreklamën e terminalit të ri të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Videoja, e cila zgjat më shumë se 2 minuta, në subjekt i ka disa fëmijë, të cilët luajnë mes tyre dhe lëshojnë flamuj të shteteve të ndryshme në qiell. Ndërsa mesazhi në fund të videos është: “Të gatshëm për botën”.

Ditë më parë Ambasada e Turqisë në Prishtinë ka bërë me dije se në ceremoninë e lëshimit të terminalit të ri do të marrë pjesë edhe kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button