Greqia: Ne ju ndihmojmë në BE, por na jepni detin

Bushati: “Pakti detar? Vendimi i Kushtetueses i pastër si kristali”; Venizellos: “Nuk e njoh çështjen çame. Për pronat shkoni në Strasburg”. Bushati: “Ta shohim realitetin në sy”

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Suela Topi-“Eshtë momenti që realiteti të shihet në sy”, kjo ishte replika e ministrit të Jashtëm, Bushati, me homologun grek Venizellos, i cili dje në konfrencën e shtypit në Tiranë, u shpreh se “nuk e njeh çështjen çame”. Kështu, diplomacia shqiptare shtron në tryezë të gjitha problemet e reja dhe ato të trashëguara me grekët për t’u dhënë një zgjidhje përfundimtare.

Replika për Çamërinë

Pas pyetjes se një gazetari për çështjen çame, Venizelos u përgjigj: “Kjo është çështja që s’e njoh, po të dojë le të përgjigjet ministri”- tha Venizelos duke ia kaluar fjalën Bushatit. Ministri ynë replikoi menjëherë pa doreza diplomatike.

“Pyetja që shtrohet është paksa e tejkaluar, për faktin se sa na përket ne ajo që njihet si çështja çame është pjesë e dosjes tonë me diplomacinë dhe sot sipas pikëpamjes tonë është momenti që realiteti të shihet në sy. Të tejkalohen pengesat historike një nga një sepse duam të pasurojmë gamën e bashkëpunimin rajonal dhe jo t’i lëmë terren nacionalizmit folklorik, që në mungesë të adresimit të kësaj çështje apo çështje të tjera tenton të mbajë peng marrëdhëniet mes dy vendeve tona”, u shpreh Bushati.

Ligji i luftës

Ministri Bushati tha se heqja e ligjittë luftës do të krijonte një mjedis të ndërsjellë besimi si dhe do të mundësonte fitimin e të drejtave pronësore në përputhje me të drejtat ndërkombëtare. Nga ana e tij Venizelos u shpreh se Greqia është në paqe me Shqipërinë me një vendim qeverie të 1987 dhe se kush cenohet t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut.

“Ndërmjet dy vendeve tona ekziston një traktat miqësie e bashkëpunimi i cili për ne përbën gurin e themelit, të intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe adresimit brenda këtij kuadri ligjor institucional të të gjitha çështjeve që kërkojnë trajtim larg çdo lloj nuance nacionaliste që përpiqet të dëmtojë marrëdhënien e dy popujve tanë.

Besojmë se riaktivizimi i mekanizmave të parashikuar nga Traktati i Miqësisë shoqëruar me heqjen e Ligjit të Luftës së 1940 nga Greqia, i cili në vendet tona nuk pasqyron realitetin e sotëm të miqësisë së mirë, rrugëtimin europian dhe miqësinëe hershme të dy vendeve, do të krijonte një mjedis besimi të ndërsjellë dhe njëkohësisht do të mundësonte fitimin e të drejtave pronësore të mohuara në përputhje me të drejtat ndërkombëtare”, deklaroi Bushati. Ndërkaq, Venizellos u shpreh se “Greqia nuk ka frikë nga asgjë, e kemi kapërcyer pengesat e kaluara historike. Gjendjen e paqes mes Greqisë e Shqipërisë, Greqia e ka shpallur që në vitin 1987, me vendim të Këshillit të Ministrave. Që në vitin 1986 gjithkush që ka diçka për të kërkuar tek kuadri ligjor grek ka të drejtën t’u drejtohet edhe Gjykatës Ndërkombëtarë të Strasburgut”.

Më tej, pas insistimit të gazetarëve për sqarime, Venizellos tha: “Dua tju them se ajo që unë deklarova është një vendim i këshillit të ministrave më 1987, ku kapërcehen pengesat dhe futen marrëdhëniet drejt paqes e bashkëpunimit, mes dy vendeve që janë anëtare të NATO- s dhe që ekziston aleancë dhe detyrim për çështje mbrojtjeje.

OSBE, ku dy vendet tona janë anëtarë, mbështetet mbi parimin e mos ndryshimit të kufijve. Kushdo që mendon se ka interesa të cilat i cenohen nga ligjet greke, që nga 1986 ai ka mundësi t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Strasburgut, të shkojë në mënyrë personale. Jemi të gatshëm ta çojmë më përpara këtë frymën e Traktatit të Miqësisë të nënshkruajmë memorandumin që ka të bëjë me çfarë i duhen Shqipërisë për tu anëtarësuar në BE”.

Kufijtë detarë

Ministri i Jashtëm grek Venizelos thotë se ndarja e kufijve detarë, delimitimi i sheflit kontinental ka shumë rëndësi për nga pikëpamja ekonomike, për shkak të zonave ekskluzive ekonomike. Ai foli për praktikën europiane, skemën e paktit që u arrit mes Greqisë e Italisë për delimitimin e shelfit kontinental. “Zbatimi i së drejtës ndërkombëtare detare në atë formë që ekziston dhe zbatohet sot. Ashtu siç ne i kemi realizuar marrëdhëniet tona me të gjitha vendet e tjera të BE, duam të vazhdojmë edhe me Shqipërinë, pasi pas pak do bëhet dhe ajo vend i BE-së”. Nga ana e tij Bushati u shpreh se qeveria shqiptare ishte e gatshme të adresonte çështjen pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë si kristali.

loading...
Back to top button