Letrat sekrete greke për Shqipërinë

“Wikileaks” në Greqi, kapen 3700 email-e. Në inbox-in e Venizelos, kontrata e Berishës me Podestën, hetimet për financimin e UÇK-së nga Ukraina dhe Daut Kadriovski

Zbulohen dokumentet sekrete të
zëvendëskryeministrit njëherësh ministër i Jashtëm i Greqisë, Evangelos
Veniselos. Dokumentet e dërguara në e-mail-in e kreut të diplomacisë së
jashtme greke hedhin dritë mbi aktivitetet sekrete dhe prapaskenat e
diplomacisë së vendit helen. Kështu informojnë aktivistët e rrjetit të
hackers-ave “Anonymus” të cilët kanë mundur të nxjerrin në dritë këto
materiale. Nëpërmjet këtyre dokumenteve, shumica prej të cilave të
klasifikuara si sekrete, Venizellos është informuar në mënyrë të
detajuar mbi të gjitha zhvillimet politike në rajon. Dokumentet sekrete

 Një dokument i veçantë informon Venizellos mbi marrëveshjen e
nënshkruar mes ishkryeministrit, Sali Berisha dhe kompanisë “Podesta”.
Informacioni është dërguar nga agjencia amerikane FARA dhe jep përm
bajtjen e plotë të marrëveshjes mes palëve dhe detyrimeve që lindin prej
saj. Dokumenti daton më 24 shtator 2012.

Po kështu, Venizellos ka marrë nga Qendra e Parandalimit të
Konflikteve, Sekretariati i OSBE-së në Vjenë, informacione edhe për
fillimin e punës së qeverisë “Rama”, vendimin e parë të marrë prej saj
për familjet rome apo dhe rrëzimin nga gjykata të vendimit për 21
janarin. Dokumenti i OSBE-së e informon diplomatin grek dhe për situatën
e përgjithshme, por dhe aktivitetet ku merr pjesë Prezenca e OSBE-së në
Shqipëri.
Vëmendja e diplomacisë greke është përqendruar në mënyrë të veçantë
dhe për zhvillimet në Kosovë, lidhjet e Daut Kadriovskyt me UÇK-në apo
takimet e zyrtarëve amerikanë me Presidenten e Kosovës, Atifete
Jahjaga.

Një tjetër dokument i marrë nga inbox-i i kryediplomatit grek dhe që
klasifikohet si sekret, flet mbi një marrëveshje mes Agjencisë Kombëtare
të Inteligjencës Gjeo-hapësinore të Departamentit të Mbrojtjes të
Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shtabit të Përgjithshëm të
Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes greke për dërgimin e të dhënave
gjeohapësinore që përshijnë Bosnjë –Hercegovinën, Serbinë, Kosovën,
Malin e Zi, Slloveninë, Maqedoninë dhe Qipron. Përmbajtja e email-eve
(përkthyer nga origjinalet)

 Qendra e Parandalimit të Konflikteve Sekretariati i OSBE, Vjenë
Sekret. Fr/592/13 11 tetor 2013 E kufizuar Vetëm në anglisht Për të
gjitha delegacionet e OSBEsë në Vjenë OSBE, Organizata për sigurinë dhe
Bashkëpunimin në Evropë Misioni në Kosovë.

Raport 

Oficerët e EULEX konfirmojnë lidhjen e Daut Kadriovski me rrjetin e organizatën ukrainase të krimit të organizuar 

Në orën 17:00, zyra speciale e Prokurorisë së Kosovës përmes
Task-Forcës së Mitrovicës në një përpjekje për të goditur financimin e
aktiviteteve të UÇKsë ka kryer një kërkim në 12 biznese dhe subjekte
jofitimprurëse për të cilat kishte pretendime për lidhje midis familjes
së krimit të organizuar të Daut Kadriovskit dhe karteleve meksikane të
drogës Sinaloa dhe Los Zetas .

 DPPPP / NJIF raporton lidhjet e supozuara që përfshijnë
ish-ministrin e Transporteve të Ukrainës, Nikolay Rudkivsky, i cili u ka
dhënë mbështetje të konsiderueshme anëtarëve të familjes së Daut Demaj
mbi operacionet Kaalbye të Detit të Zi, duke përfshirë edhe doganat dhe
zyrat kufitare të Ukrainës.

 Për ta është dyshuar për financimin e terrorizmit dhe trafikut të
drogës, duke themeluar organizatën e tyre jofitimprurëse në Shtetet e
Bashkuara dhe Australi që u ka dërguar fonde organizatave terroriste,
AKSH-së dhe UÇK-së. Ndërkaq, Rudkivsky ka përdorur IBCs të kontrolluar
nga anëtarët e Sinaloa në Amerikën e Jugut për të lehtësuar
transaksionet financiare për individë të lidhur me organizatën e Daut
Kadriovskit. Shefi i Misionit të EULEX, Berndt Borchardt në një takim të
mbajtur në fshehtësi, me president-    

Marrëveshja e angazhimit 

Kjo Marrëveshje Angazhimi ( në vijim do referohet si Marrëveshja) ka
hyrë në fuqi në Prill , 2012 midis — Këshillit të Ministrave të
Republikës së Shqipërisë (në vijim do referohet si CoM) që ka zyrat e
saj kryesore në Bulevardin Dëshmorët e Kombit nr.1 Tiranë dhe grupit
Podesta (në vijim referuar si Ofruesi) që ka zyrat e tij kryesore të
biznesit në 1001 G Street NW, Washington, DC 20001 Duke pasur parasysh
dëshirën e CoM për të pasur shërbimet e Ofruesit si më poshtë dhe duke
pasur parasysh dëshirën e Ofruesit të ofrojë shërbimet e tij si pasojë
palët në këtë mënyrë bien dakord si më poshtë:

Baza ligjore: Kjo marrëveshje bazohet në nenit 6 të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, “Të prokurimeve publike”. 

Qëllimi i punës: Ofruesi do të ofrojë shërbimet e tij në çështjet e
revokimit që do të shërbejnë në forcimin e lidhjeve mes Republikës së
Shqipërisë dhe institucioneve të Shteteve të Bashkuara. Ofruesi do të
asistojë për mbledhjen e fondeve nga SHBA dhe agjencitë ndërkombëtare si
dhe shërbime të tjera që mund të bien dakord nga palët me shkrim. (në
vijim referohet si qëllimi i punës)

Termat 

Ofruesi do të ofrojë shërbimet e tij gjatë periudhës që fillon nga 1
prill 2012 dhe vazhdon deri në 31 mars 2013, ose në çdo periudhë tjetër
që mund të bien dakord palët me shkrim. Këshilli i Ministrave do të
shqyrtojë këtë marrëveshje çdo 6 muaj pasi ajo të jetë nënshkruar.
Pagesa Këshilli i Ministrave do të paguaj Ofruesin një shumë prej 60 000
$ amerikanë çdo 6 muaj plus shpenzimet. Këshilli i Ministrave do të
paguaj Ofruesin në fillim të çdo periudhe 3-mujore duke përfshirë
fillimin….

Informacionet nga SHBA për vëzhgimet ajrore të rajonit 

Agjencia Kombëtare e Inteligjencës Gjeo-hapësinore ( NGA) do të
sigurojë falas të dhënat e mëposhtme të NGA, produktet topografike, të
dhëna, publikime dhe materialet që lidhem me informacionet
gjeohapësinore të Shërbimin Gjeografi Ushtarak grek ( HMGS ) , Shtabin e
Përgjithshëm grek të Mbrojtjes Kombëtare ( HNDGS ) të Ministrisë së
Mbrojtjes.

Botimet aktuale do të ofrohen fillimisht, nëse kërkohet. Pas kësaj,
botimet e reja ose amendimet e zbatueshme do të ofrohen në sasi.
Produktet e prodhuara dhe mbajtura nga Republika greke ose vende të
botës së tretë, nuk janë të përfshira.

Versionet e digjitalizuara (p.sh. CADRG ) të këtyre produkteve duhet
të jepet në bazë të kërkesës nëse janë vënë në dispozicion. 1.1 .
Produkte Topografike : Sasinë e caktuar të çdo edicioni aktual dhe të
ardhshëm të disponueshme / të lëshuara të produkteve topografike të
identifikuara më poshtë , automatikisht : 1.1.1. Seria M709 – shkallë
1:50,000, dhjetë (10) kopje secila prej vendeve të mëposhtme: Bosnia
& Herzegovina- të gjitha fletët e nxjerra Serbia – të gjitha fletët e
nxjerra Kosovë – të gjitha fletët e nxjerra Mali i Zi – të gjitha
fletët e nxjerra Sllovenia – të gjitha fletët e nxjerra FYROM – të
gjitha fletët e nxjerra Cvprus – të gjitha fletët e nxjerra 1.1.4 .

Operacionet e përbashkëta grafike – shkallë 1:250,000 , dhjetë ( 10)
kopje secila. Seria 1501 – G (Ground ) hartat topografike do të ofrohen (
seria ajrore 1501 do të jetë kusht për fletët ku 1501 – G nuk janë në
dispozicion ).

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button