Babai shtyn Januzajn të zgjedhë Shqipërinë

Ajo që po bën ekipi i Belgjikës ka bërë që i ati i yllit të Mançester Junajtid të tërbohet dhe ta shtyjë djalin e tij drejt zgjedhjes së Shqipërisë. Sipas sajtit “voetbal neps”, babai i Januzajt është shumë i pakënaqur me atë që po bëjnë drejtuesit e Belgjikës duke e ironizuar dhe duke e tallur Adnanin. Januzaj ka thënë që nuk do të bëjë asnjë zgjedhje për të ardhmen për sa i përket ekipit kombëtar, përpara se të zgjidhë të gjitha problemet dhe kontratën që ka me ekipin e Mançesterit.

“Belgjika nuk do të lutet për lojtarë si Januzaj sepse tani do të vijë vetë pasi ne jemi kualifikuar për në botëror”, ka thënë trajneri i ekipit Belg. I ati i lojtarit nuk e ka pritur aspak mirë këtë dhe e ka quajtur si të pamoralshme deklaratën. “Kjo deklaratë e ka ndërlikuar më shumë vendimin tonë. Ne jemi totalisht të zhgënjyer nga këto deklarata të papërgjegjshme”, ka thënë babai i lojtarit. Ky lajm është shpresëdhënës për Shqipërinë. Vetë trajneri i kombëtares ka thënë se do të takojë nga afër lojtarin.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button