Ivica Daçiç kërkon bisedime me Ramën për ndarjen e Kosovës

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, preferon që dialogun e tij me kreun e qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi, ta zhvendosë në dialogun me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Mediat në Kosovë të cilat citojnë burime ndërkombëtare në Prishtinë theksojnë se Ivica Daçiç nuk ka hequr dorë nga ideja e tij, sado që prezantohet si private, se një marrëveshje mes serbëve dhe shqiptarëve për ridefinimin e kufirit, do të ishte zgjidhje më e mirë sesa marrëveshjet e Brukselit që po arrihen në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd të ndërmjetësuar nga baronesha Catherine Ashton.

Sipas këtyre burimeve, Daçiç është duke këmbëngulur që pavarësisht pozicioneve ndërkombëtare që çështja e kufijve të mos trajtohet, këtë temë ta provokoj për diskutim në një takim të mundshëm me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button