Renditja në FIFA: Kombëtarja humbet 13 vende

FIFA sot ka publikuar renditjen mujore të Kombëtareve ku ajo që bie në sy është rënia me 13 pozicione e Kombëtares Shqiptare pas tre humbjeve dhe një barazimi në katër ndeshjet e fundit.

Spanja vazhdon të jetë në krye të tabelës duke lënë pas Gjermaninë dhe Argjentinën, ndërkohë që surpiza e këtij muaji mund të quhet Belgjika dhe Zvicra, të cilat rënditen në vendin e pestë dhe të shtatë duke lënë pas emra të mëdhenj si: Itali, Holland dhe Angli.

Brazili i Luiz Felipe Scolarit nuk rënditet as në Top 10 po duhet të kënaqet me vendin e 11, ndërsa Franca rënditet vetëm e 21-ta.

Kjo rënditje do të ndikojë edhe në hedhjen e shortit Play-Off të eleminatoreve “Brazil 2014″.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button