Mashtrimi me telenovelën: “Portin e Shëngjinit ia kemi lënë Kosovës”
Në një letër drejtuar udhëheqësve të Kosovës Presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, inxhinieri Xhevahir Ngjeqari bën një përshkrim të plotë të mundësisë së një porti në Shëngjin, si një premtim politik të drejtuesve shqiptarë për Kosovën. Në letrën e tij Ngjeqari shkruan:“Shteti kosovar nuk duhet të mjaftohet me megallomanitë protokollare të shtetit shqiptar, se portin e Shëngjinit ja kemi lënë Kosovës. Fakti që Shqiperia nuk tranziton asnji ton mall për në Ballkan (por vetëm ca pasagjerë) dhe qarkullimi mallrave në rrugën e kombit nga përpunimi i portit Durrësit, është i papërfillshëm, tregon se në bregdetin shqiptar as nuk ka as nuk po ndërtohen porte. Ndërtimi porteve tregtare është jetik për Shqipërinë dhe Kosovën. Portet i ka ndërtuar natyra në bregdetin vendor. Por ka nji dorë konstante që saboton ndërtimin e porteve. Tashmë po kërkojne të ndërtojnë portin kriminal ose Mat-Hauzenin e Karpenit. Kjo dramë po ndodh dhe me korridorin turistik bregdetar, duke e zëvëndësuar me hirushen e korridorit Blu. Duke i quajtur rrugët e brëndëshme tokësore, si koridore bregdetare.Me statusin e të përvëluarit ndaj kosovarëve, kryeministrat provizorë shqiptarë, ju janë qepur, pasurive të pa limituara ose të përjetëshme vendore. Të cilat mund të ndërtohen dhe mund shfrytëzohen nga shqiptarët e kosovarët, sërbët, grekët etj. Kjo regullohet nëpërmjet ligjeve ndërkombëtare. Prej vitesh, përflitet se portin e Shëngjinit ja kemi lënë Kosovës. Që nënkupton se në gjirin e Shëngjinit kemi nji port të madh në proces ndërtimi ose kemi nji projekt në perspektivë zhvillimi . I cili mund ti jepet Kosovës me konçesion të favorizuar ose në nji formë partizane. Por edhe në qoftë se kjo dëshirë egziston, për çfarë konçesioni apo porti do ti jepet Kosovës. Kështu si e kanë sakatuar gjirin, nuk ka, as nuk ndërtohet Port. Tashmë në Shëngjin nuk ka as basen ujor për ndërtimin e ndonnji porti tregtar. Por edhe sikur të kishte, nuk realizohet tjetërsimi pasurive kombëtare natyrale apo të përpunuara. Ato nuk janë peshqeshe qeveritare. Nesër mund të na shkrepet se Divjakën e kemi lënë për Chek-up-in, Velipojën për shqiptarët e Ulqinit , Semanin për Tetovën dhe Gostivarin etj. Por shtrohet pyetja përsë mashtrojnë kryeministrat shqiptarë. Dy janë të vërtetat ose i kanë mashtruar ose i kanë urdhëruar ata që i sjellin në pushtet. Për të dy rastet shteti shqiptar mashtron kosovarët mbi daljen në det me nji port tregtar. Por agallarët e shtetit shqiptar historikisht kështu kanë vepruar. Historikisht kanë shitur shqiptarët dhe interesat kombëtare. Për 500 vjet u bashkuan me osmanlinjtë dhe luftuan liritë ballkanike, tashmë me mungesën e porteve, torturojnë mallrat euro–ballkanike të përshkojnë L=300-1180 km më tepër, për të shkuar në destinacion, në krahësim me portet helene. Greqia sa dëgjoi emrin e Korridorit “8’ ndërtoi me urgjencë L=324 km rrugën Igumenicë –Selanik(me 40 km tunele) dhe i vuri emrin Egnatia. Pozicionin gjeografik të bregdetit dhe truallit shqiptar, ambasadori parë amerikan (Maxuell Blake. dt 10 / 07/ 1922 e ka quajtur Gjibraltari Lindjes. Që nënkupton se ashtu si Ngushtica e Gjibraltarit është jetikë për mbijetesën e Mesdheut, edhe bregdeti dhe trualli shqiptar dhe kosovar është jetik për transitin e mallrave ballkanike. Në gjëndjen aktuale janë mbi N= 50 milion banorë dhe mbi S=500 mijë km2 të Ballkanit, të shteteve (Serbi, Kosovë, Maqedoni, Bullgari, Rumani, Moldavi, Turqia Europiane dhe Stambolli, pjesërisht Ukraina e Hungaria Jugore), që kërkojnë ë tranzitojnë mallrat për në Italinë e Jug-Qëndrore , Afrikën Veri-Perëndimore, Amerikën Qëndrore dhe Jugore, por nuk kalojnë nga Shqipëria dhe Kosova sepse nuk ka porte tregtare.Aftësia natyrale e Gjirit të ShëngjinitGjiri Shëngjinit është pjesë e hipotekës të Gjirit Drinit, që shtrihet nga delta e Bumës deri te kepi Rodonit. Si pozicion gjeografik është i orientuar ,Veri-Jug. Ai ka formën gjeometrike të nji gjysëm elipsi panoramik dhe i rallë në brigjet mesdhetare. Në pjesën më të madhe kufizohet nga bregu ranor, ndërsa në anën veriore bordurohet nga ballkoni ose belvederja shkëmbore e malit të Rencit. Në hapsirën Vlorë-Ulqin gjendet mbi 80 për qind e ujrave të Adriatikut. Ndërsa përballë Shëngjinit gjendet gropa më e thellë h =1244m. Falë orientimit Jug – Perëndimor, gjelbërimit dhe ujrave të pastërta detare, Gjiri Shëngjinit ofron nivele cilësore turistike. Por gjiret me relieve të alternuara janë shume delikate ndaj ndërhyrjeve të jashtme. Ato janë produkt bashkëveprimittë korenteve e rrymave detare e tokësore mijra vjeçare. Në fig .2. jepet planimetria e pellgaçes portit që po ndërtohet dhe argjinaturat që po shkatërojnë formën natyrale të gjirit panoramik të Shëngjinit.Në se Gjiri Shëngjinit do të shfrytëzohej i gjithi për ndërtimin e nji porti tregtar, mund të realizohej nji liman N=6,36 herë më i madh se porti Durrësit, për të përpunuar, pa thellim, anije deri në 50 mijë ton dhe kapacitet mbi 30milion ton mall/vit. Për të njëjtën largësi nga bregu, Gjiri Shëngjinit është 1,7 herë më thellë se gjiri dhe Porti i Durrësit. Gjithë bregdeti ranor do të shërbente si shesh përpunimi dhe aktivitetit turistik do të zhvendosej jashtë Gjirit të Shëngjinit ose në zonën e Tales, deltën e Matit etj. Por vendimarjen për shfrytëzimin e Gjirit Shëngjinit, e ka marë mjeshtri madh, populli. Ndërtimet turistike në mbi 70 % të vijës bregdetare evidentojnë perspektivën e balneare të gjirit Shëngjinit. Në situatën e krijuar nuk mund të ndërtohen porte tregtare dhe turistike. Porti ex. që po rikostruktohet ose ndërtohet, nuk është as port tregtar dhe as port i kompletuar turistik.Çfarë porti po ndërtohet në ShëngjinSipas studimeve të Ministrisë së Trasportit është parashikuar që porti egzistues i Shëngjinit të zgjerohet dhe rikostruktohet sipas disa fazave zhvëllimore. Në pamje jepet planimetria e projektit që ka gallavitur Ministria e Trasportit. Nga dimensionet rezultojnë treguesit max teknik. Sip. e basenit ujor S =25 ha, Sip. tokësore max. S = 15 ha, Aerea portuale tot. S=40 ha. Sipas normave portuale vëllimi i mallrave, që mund të përpunohen, mund të arrijë max. V = 1-1,25 milion Ton mall/vit. Në pellgaçen e portit mund të përpunohen anijeje jo më shumë se DËT=2000-5000 ton. Ndërsa pasagjerët dhe turistët nuk kalojnë nivelin e n=250 mijëve në vit. Megjithëse nuk ka hapsira për ndërtimin e objekteve të akoliencës posagjerëve dhe turistave. Vëllimi mallrave që do përpunojë porti nuk mjafton as për qarkun e Lezhës, pa le Kosovën. Të shkatërrosh gjithë gjirin e Shëngjinit, për të ndërtuar nji port pa asnji përspektivë apo identitet shërbimi, përbën nji krim ekonomik-urban dhe kombëtar. Forma gjeometrike e portit, dhe prishja e regjimit të qarkullimit ujrave detare dhe lëndës ngurtë do të kthejë basenin ujor, në nji pellgaçe stanjative. Nga vendosja e gabuar e argjinaturave dallohet mbushja e bregut me aluvione brënda nji periudhe pesë vjeçare. Në këto kushte e raporte teknike çfarë porti do ti lihet apo do ti jepet kosovës dhe tranzitit mallrave.Për çfarë ka nevojë KosovaTrualli kosovar është i gjithi nji korridor fushor tranzit. Ajo ka nevojë urgjente për ndërt
imin e nji porti tregtar. Teritori e vogël i truallit kosovar është e ndarë kryesisht në dy rrafshe kryesore dhe tre basene ujëmbledhëse. Ata janë: Baseni Ujmbledhës i Lumit të Drinit, Drinit Bardhë, që derdhet në Adriatik, Baseni Ujmbledhës i Lumit Danubit, baseni lumit Sitnica, Prishtinë dhe baseni i Lumit Vardarit, lumi Lepenci. Një veçori gjeofizike është se kalimi nga bregdeti Adriatikut shqiptar, në ultësirën e shteteve ballkanike ose Danubiane, realizohet në kuota të ulta vetëm në truallin Kosovar, në Orllat dhe Kaçanik. Me ndërtimin e rrugës Prishtinë-Merdare dhe Merdare-Nish dhe përmirësimit rrugës Prizren-Qafë e Duhlës-Bllacë-Carraleve-Ferizaj-Kaçanik–Shkup, krijohet trekëndëshi Kukës – Prishtinë –Shkup. Duke realizuar lidhjen e bregdetit të Adriatikut shqiptar me Korridorin “10” në Nish dhe Shkup. Gjeografia e infarstrukturës vërteton se trualli kosovar është i gjithi një korridor fushor, i detyruar për tranzitin e mallrave euroballkanike. Por Kosova dhe Shqipëria nuk përfiton asnjë të ardhur tranziti euro-ballkanik, sepse nuk ka porte ne bregdetin shqiptar .Si konkluzion ndërtimi porteve tregtare në bregdetin shqiptar është jetik për Shqipërinë dhe Kosovën.Portet dhe detyrat e shtetit kosovarShqipëria ka në pronësi truallin me të begatë të Ballkanit dhe Europës. Zotëron ultësirën bregdetare Vlorë – Delta e Bunës që është e vetme dhe unike në gjithë Mesdheun. Bregdeti është i gjithi një port, Port magazinë dhe magazinë distributor, për gjithë Ballkanin. Ndërsa truali shqiptar dhe kosovar është nji korridor fushor natyral, tranziti. Natyra në bregdetin shqiptar ka ndërtuar dy mega pole natyrale: Gjiri Vlorës është porti natyral, katër herë më të madh dhe dy herë më të thellë se porti Roterdamit. Që përpunon 440 milion ton mall/vit dhe renditet i treti në nivel botëror. Por në Gjirin e Vlorës po ndërtojnë nji port në thellësinë H= 6 m, aty ku nuk ndërtohet, vetëm për të prishur bregdetin turistik të Vlorës. Në bregdetin shkëmbor midis Shëngjinit dhe Velipojës, gjendet bregdeti më i thellë i Adriatikut shqiptar. Gërmohet mali dhe duke e hedhur në det formohet porti natyral më i madh i Mesdheut. Nëpërmjet tuneleve mallrat kalojnë nga porti në fushën e Balldrenit, duke mos cenuar turizmin në bregdetin e Shëngjinit dhe Velipojës. Financa Botërore (Ëorld Finance) ka premiuar projektin e Europortit të Shëngjinit (Eagle of Adriatic) në top listën e 100 projekteve më të mira në nivel botëror, për vitin 2009. Më datën 24 nëntor 2009, në selinë qendrore Stock Exchange Londër, administratorit dhe pronarit të projektit, L.M, iu dorëzua Obelisku i Premios. Informacioni gjendet në revistën prestigjioze dy mujore Ëorld Finance November–December 2009 dhe në edicionin January–February 2010, Suplementi, Ëorld Finance.com. Por injorantët dhe hipokritët e shtetit shqiptar e kanë lehtë të mashtrojnë kosovarët dhe t’u servilosen e lëpihen ambasadorëve të shteteve të mëdha, që nga koha e Musolinit, Titos, Stalinit, Mao Ce Dunit, amerikanëve, se të punojnë për shfrytëzimin e pasuritë të vyera vendore. Por Shqipëria historikisht nuk ka bazuar ekonominë mbi shfrytëzimin dhe përpunimin pasurive natyrore. Më parë kanë shfrytëzuar gjakun e shqiptarëve si ushtarë me pagesë, tashmë kanë formuar brigadat e fasonerisë. Shteti shqiptar nuk ka strategji unike zhvillimi dhe nuk kanë haberin e vlerës ekonomike të pozicionit gjeografik të Shqipërisë dhe Kosovës. Nga vitet 1912-2017 kanë ndërtuar vetëm regjime armiqsore me paraardhësit, duke injoruar e anuluar në radhë të parë programet e njëra tjetrës. Portet janë vepra madhore që nuk ndërtohen nga një apo dy qeveri provizore. Portet vetndërtohen gradualisht, bashkë me jetën e disa brezave. Mjafton të zgjidhet dhe hartohet nji projekt perspektiv. Ata kërkojnë hapsira të mëdha dhe improduktive , gjire dhe hapësira detare të thella, delta lumejsh, që tek ne nuk mungojnë. Portet e mësipërme nuk kanë nevojë për financimet e shtetit shqiptar dhe kosovar. Në se qeveria Kosovare kërkon dalje në tregtare në Adriatik, qoftë si shtet, qoftë duke stimuluar biznesin kosovar, duhet të marë me koncesion sipas ligjeve vendore, për 35 – 99 vjet, zona bregdetare dhe të zhvillojë gradualisht kundrejt taksimit, tranzitin e munguar, euro-ballkanik nëpërmjet bregdetit, dhe truallit shqiptar e kosovar./ZgjohuShqiptar.info