Reportazhi i Dwelle: Në Lazarat ose… "Amsterdami i armatosur"

Shtet më vete ose “Amsterdami i Armatosur”. Keshtu epitetesh i jepen Lazaratit, zonës ku droga kultivohet hapur.

Por nderkohe qe as policia nuk mund të hyjë atje, një televizion gjerman për herë të parë u lejua të filmojë atë që ndodh këtu në jug të Shqipërisë.
Familja Dushku, prej 10 vjetesh e ka biznes familjar kultivimin dhe shitjen e marihuanës, e kjo kërkon punë shumë mund.

Eshtë punë e lodhshme, fillon nga Marsi deri në dhjetor pasi punojmë tokën e mbjellim, ujisim një ditë po, një jo, korrim, thajmë e grijmë pastaj e nxjerim në treg”= shprehet një kultivuese.

Megjithate me nje cmimin prej 300 Euro për kg, këta banorë fitojnë 6 herë më shumë se në punët tjera. Ata thonë se pa këtë punë, nuk do të mund ta siguronin as bukën e gojës.

“Atje nga vijmë s’ka lekë po të mos e kishim këtë punë, do vdisnim”- thotë një grua tjetër.

Ndersa për gazetarët vendas hyrja në Lazarat është nje mision gati i pamundur ose me pasoja të mëdha.

“Ka të tillë që kanë hyrë e kanë dalë të plagosur, ka edhe të nga ata që s`janë kthyer më”- thotë një reporter.

Sipas televizionit gjerman fshati ku nuk ka arrestime për veprimtaritë e këtij lloji kultivon 900 tonë marihuanë për vit një sasi qe sjell 4.5 miliardë euro te ardhura në vit. Reporteret thone se autoritet kanë verbuar sytë jo si shkak i pamundësisë për nderhyrje, por dyshohet se kanë përfitime, nga malli qe shitet në Greqi, Itali e Gjermani. Pamjet e para nga lart që u moren në këtë zonë, janë ato të siguara falë këtyre aeropolanëve të Guardia di Finanzza.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button