Vatikani zbulon vulen mbreterore te Skenderbeut

Mandati eshte i shkruar ne pergamen, ku jane varur dy vula origjinale shteterore. Njera eshte vula shteterore e Skenderbeut dhe tjera e noterit Johannes Borcius de Grillis

Violeta Murati
Vatikani zbulon nje deshmi sekrete te historise shqiptare. Per here te  pare del ne drite dokumenti ku eshte shpallur Skenderbeu mbret. Nje akt diplomatik, mandat, ne te cilin emerohet Martin Muzaka ambasador i  Skenderbeut. eshte nje leter origjinale ne pergamen me nje vule shteterore te varur, qe ruhet ne Arkivin Sekret te Vatikanit ne fondin; Miscellanease, volumi XXXIX, dokumenti 2398, nga viti 1458. Pikerisht ne
kete mandat Skenderbeu quhet “mbret”. Ka qene dr. Musa Ahmeti nje hulumtues i ka kohshem i arkivave te Vatikanit qe ka publikuar disa dite me pare, ne internet, mandatin e mbreterise shqiptare.

Si u gjet vula e mbretit
Hulumtimet neper arkiva e biblioteka te ndryshme, kane mundesuar zbulime te reja te ketyre akteve, per te cilat me pare eshte menduar se jane zhdukur apo nuk kane ekzistuar fare. Duke u nisur nga keto hulumtime, te koheve te fundit (viti 2000)], studiuesi nga Zagrebi, Ahmeti, ne Arkivin Sekret te Vatikanit ne Vatikan, ne fondin: Miscellaneae, nga viti 1458, zbulon nje mandat (akt diplomatik) origjinal te Skenderbeut,
me te cilin emerohet Martin Muzaka si perfaqesues i tij “legjitim dhe legal”. “Dokumenti eshte i shkruar ne pergamen. eshte ruajtur mjaft mire”, pohon Ahmeti. Dokumenti ka dimensione: 68 x 92.5 cm. Ne te jane varura edhe dy vula origjinale. E para vula shteterore e Skenderbeut dhe e dyta ajo e
notarit Johannes Borcius de Grillis. “Ne na eshte bere e njohur edhe nje kopje e ketij mandati qe ruhet po ashtu ne Arkivin Sekret te Vatikanit, ne Vatikan ne Fondin: Diversa Cameralia, vell. 30, f. 134r-v.
Kjo kopje eshte e sakte dhe teper besnike, pa asnje leshim nga ana e pershkruesit”, pohon studiuesi Ahmeti.

Kur u be Skenderbeu mbret?
Ishte zgjedhur Rodoni, ne jug te Shqiperise, per te nenshkruar mandatin e mbretit. Sic shenohet nga origjinali, mandati eshte leshuar me 28 tetor te vitit 1458. I drejtohet papes Piu i II-te, i cili kishte me pak se
dy muaj qe kishte filluar pontifikatin e tij (Piu i II-te fillon pontifikatin me 3 shtator te vitit 1458 dhe vdes me 15 gusht 1464). “Papa Piu njihej si luftetar i rrepte per mbrojtejn e fese se krishtere edhe sa ishte cardinal”, shkruan studiuesi Ahmeti. Nje moment tjeter i rendesishem qe terheq vemendjen te ky mandat eshte edhe pohimi i notarit publik Johannes Borcius de Grillis se ai “me urdher dhe autorizim te mbretit…” dmth. Skenderbeun e quan Mbret. “Ky moment eshte teper domethenes ngase edhe ne vulen shteterore te varur qe e shoqeron kete dokument e gjejme te shkruar tekstin: Sigil (um)o Regni(ae) o Macedonia(e)o et oAlbania(e) qe ne gjuhen shqipe do te ishte: Vula e Mbreterise se Shqiperise dhe Maqedonise”.

Skenderbeu trashegon zyren nga i ati, Gjoni
Nga dokumentat mendohet qe zyra kancelarike qe ishte prane Skenderbeut te ishte vazhdimesi e te njejtes zyre, e cila funksiononte te i ati Gjon Kastrioti. Sipas Ahmetit, flitet qe kjo zyre daton ne shek XIV dhe
fillimi i shek. XV. “Natyrisht qe kancelaria e Skenderbeut ishte shume me moderne dhe ju ishte pershtatur rrethanave dhe kohes kur vepronte. Sipas hulumtimeve te bera, kemi ne dore nje te dhene teper interesante,
se nga zyra e Skenderbeut, ka ndodhur qe mbrenda nje dite te nxirren 13 akte te ndryshme diplomatike, te shkruara ne 5 gjuhe. Kjo e dhene tregon se cili ishte komunikimi i Heroit tone kombetar me shtetet tjera
mjesjetare dhe me fqinjet, si dhe roli shume i rendesishem qe luante kjo diplomaci ruajtjen e pavaresise shteterore dhe teritoriale”, shpjegon studiusi Ahmeti.

Historia e kancelarive shqiptare
Gjate mesjetes, sundimtaret dhe princerit shqiptare kishin zyrat e tyre te kancelarive ne nivele te ndryshme si notere, sekretare apo perkthyes. Keto zyra ishin mjaft te zhvilluara dhe mund te renditen ne radhen e
kancelarive te ngjashme me te njohura, ne Evrope, gje qe tregonte per nivelin e larte te zhvillimit dhe kujdesit qe tregonin sunduesit shqiptare ne komunikim me sundimtaret tjere. Nga keto zyra dolen akte, diploma, mandate dhe dokumente nga me te ndryshmet, ne disa gjuhe qe ne ate kohe ishin ne perdorim zyrtar. Porse deri me sot ka pak njohur te mbledhura dhe qe ekzistojne per keto dokumenta orgjinale. Pjesa dermuese
e tyre sic duket jane zhdukur pergjithmone; pjesa tjeter pret hulumtuesit qe ato t’i nxjerrin ne drite dhe t’i botojne, Ndersa vetem ne keto vite po hyhet ne kete mister deshmish historike ku disa fakte te
zbuluara rishtazi. Sipas studiuesit Ahmeti, karakteristike e pergjithshme e ketyre akteve te botuara eshte se ato nuk ndryshojne nga ato te sundimtareve te tjere, fqinje apo evropiane. Zakonisht ne keto kancelari jane perdorur gjuhet kulturore te kohes si: latine, greke, sllave, italijane osmane dhe ndonje tjeter. Ndersa ende nuk ka asnje document qe eshte shkruar ne gjuhen shqipe nga aktet noteriale.

Hidhet poshte datimi i studiuesve shqiptare
Permbyset nje nga datimet e nxjerra nga studiuesit shqiptare. Me zbulimin e mandatit te Skenderbeut nga Arkivat sekrete te Vatikanit, hidhet poshte data e shkruar deri me tani per kete document. Viti 1963 e
vene nga studiuesit shqiptare nuk vlen me. Kjo date thuhet se eshte vendosur pa pasur ne dore dokumentin, as origjinalin dhe kopjen. Ndaj argumentohet gabim ky datim. Me daljen e mandatin te Skenderbeut nga nga
Vatikani kjo date kalon rreth pese vite me perpara, pra ne vitin 1458, pra koha kur Gjergj Kastrioti shpallet mbret. Sic verehet nga origjinali, mandati eshte leshuar ne Rodon te Shqiperise me 28 tetor te
vitit 1458. I drejtohet papes Piu i II-te, i cili kishte me pak se dy muaj qe kishte filluar pontifikatin e tij (Piu i II-te fillon pontifikatin me 3 shtator te vitit 1458 dhe vdes me 15 gusht 1464) dhe njihej si luftear i rrepte per mbrojtejn e fese se krishtere edhe sa ishte kardinal.

Perkthimi ne gjuhen shqipe i mandatit nga viti 1458

Mandati i Skenderbeut per Papen

Duke qene se kohe me pare jemi njoftuar nga raporti i Martin Muzakes, keshilltarit dhe oratorit (zedhensit) tone, te cilin, kohe me pare e kemi dergue te shenjteria dhe fortlumturija e Tij Hyjnore, pape Piu i
II-te; qe shenjteria e Tij, papa yne, duke u kujdesur per poziten e fese se krishtere, e cila eshte sulmuar nga fatkeqesia e njerzimit, tirani turk, Mehmeti (i II-te, m.a.) dhe bashkeluftaret e tij, armiq te emrit, i
krishtere; duke deshiruar qe te ndihmoj me sherbimin e tij dhe t’iu vije ne ndihme forcave te tija; ka paralajmeruar, ftuar dhe shtytur nje numer te madhe te mbreterve te krishtere, qe te ofrojne sherbimet e
tyre, per nje veper kaq te shenjte dhe te dobishme; dhe se duhet bere kete nga obligimi dhe pranimi i dobive qe kane ndaj fese se krishtere; ka ftuar shume mbreter te krishtere qe te bashkohen personalisht ose
duke derguar perfaqesues te tyre me autorizime te plotefuqishme dhe zyrtare.

Ne, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, zot i Shqiperise, si te krishtere te mire, deshirojme te renditemi ne mesin e atyre besimtareve te krishtere, te permendur, duke u treguar besnike dhe sherbetore te denje; emrojme
te lartepermendurin, Martin Muzaken, te i cili kemi besim te pakufishem dhe kofidence, per legalitetin e tij ndaj nesh, eksperiencen, ndershmerine, zotesine dhe pergaditjen e larte intelektuale; pikerisht
te njejtin, Martin Muzaken, e veme, percaktojme dhe autorizojme qe sipas permbajtjes se ketij mandati te jete oratori (zedhenesi) dhe perfaqesuesi yne legjitim dhe legal; qe ne emer Tonin dhe per Ne te
paraqitet prane te lartecekurit, shenjterise se Tij, papes tone dhe para shume te nderuarit Kolegj te Kardinaleve, ne Kongregacionin e permendur; dhe me mbreterit tjere apo me oratoret (zedhenesit) e tyre,
aty, per te njejten problematike (teme) ose per ndihme fese sone te shenjte, e cila ne te shumten varet nga ata; per nder dhe emer te Zotit, te debatoje, te bisedoje, te jape mendim, te shqyrtoje dhe te nxierr
perfundime, qe do te ishin ne favor te nje ndermarrje te tille ose te bente cdo gje qe eshte e mundur, duke pohuar, sajuar, bashkuar, mbledhur ose konkluduar, per nje veprim te tille; ne emer Tonin dhe per Ne, te
marr obligime duke treguar ate qe eshte per tu lavderuar, lejuar dhe zbatuar; cka do te pranonin te gjithe te pranishmit, por edhe individualisht; dhe persa ka te bej me ne; ose sa do te kishte te bente
me ne, si dhe per personalitetin Tone; me te mirat tona; token tone; qytetet tona te fortifikuara; vendbanimet tona; keshtjellat tona dhe ne popullin tone; besniket tone te armatosur, ne njerzit tone, pjeserisht apo ne tersi; per te mbrojtur fene e krishtere dhe ne dem te armiqeve tone te permendur; siq do te verehet edhe nga mandati yne i hapur, te cilin e dergojme; dhe si mund te konkludohet, qe ligjerisht obligohemi,
qe me vulen tone, dhe me vulen e tij, me te cilen siguron per cdo premtim dhe obligim te bere; duke u pergjigjur me cfardo shume te hollash, si dhe me te gjitha te mirat tjera, te cfardo natyre qofshin
ato, nga te gjithe personat, kolegjet apo bashkesite, duke mbeshtetur te permendurin, shenjterine e Tij, zotin tone, papen dhe Seline e Shenjte, shume te nderuarin Kolegj te Kardinaleve nga Kongregacioni i permendur,
si dhe mbreterit, sundimtaret, dhe gjithe te tjeret, qe me forcen e nje marreveshje, per te cilen edhe ne jemi shume te interesuar, sic jemi deklaruar edhe me larte; dhe te gjitha keto i bejme personalisht;
pranojme paqen, veprojme dhe marrim nga te gjithe, pa dredhi, duke hequr cdo lloj dyshimi per mashtrim; ndersa juve, te lartepermendurit, te gjitheve dhe secilin, ju vejme dhe emrojme, duke dhene fjalen e
sundimtarit (mbretit); duke shprehur devotshmerine, nderin dhe besnikerine tone; e konsiderojme si te perhersheme dhe premtojme: se te gjitha oblgimet tona do ti permbushim. Duke ju siguruar ju se, veprimet e
permendura; obligimet; pa dredhi, te gjitha deri ne nje, per te cilat kemi dhene fjalen, permes oratorit (zedhenesit) ose ambasadorit tone Martin Muzakes, si te pohuara, shqyrtuara, paralajmeruara, debatuara dhe perfunduara, i pranojme dhe obligohemi per to.

Deshmine e te gjithe ketyre, e forcojme, duke urdheruar vulosjen me vulen tone te zakonshme, te varur. Leshuar ne Rodon, ne vendin e Shen Merise, ne prezencen e deshmitareve te ftuar dhe te lutur (nderuar); ne prezencen e shume te nderuarit ne Krisht, atit dhe zotit Pal, me meshiren hynjore, kryeipeshkv i Durresit
dhe i krahines se Ilirikut; dhe te nderuarit ate, Pjeter Dukes, abat prothosengulator (i betuar) ne Aleksandrin nga Moledina dhe shume te nderuarit vella Bardh, prior i Kuvendit te Shkodres nga Urdheri i predikuesve (domenikaneve) dhe nuncit apostolik ne Shqiperi, shume te nderuarit zotit Raione Celnicho.

Ne vitin e Krishtit, 1458, indikti i I-te, diten e 28 te tetorit. Noteri Grillis firmos boterisht mbreterine shqiptare

Une, Johannes Borcius de Grillis, prift i ipeshkvise se Durresit, notar publik me urdher dhe autorizim te mbretit, firmos te gjitha keto dhe secilen; isha prezent, per kete dhe i lutur; boterisht pohoj dhe firmos
mandatin; por meqe isha i zene me pune, kam urdheruar qe te tjeret ta shkruajne; e une e kam firmosur me shenjen time te zakonshme, te notarit publik dhe me emrin tim, se bashku me vulen varese te te lartepermendurit dhe shume te ndriturit zot Skenderbe, e kam forcuar besimin, me deshmine e gjithe kesaj dhe seciles, qe eshte permendur me larte.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button