Shoku i fëmijërisë: “Idhulli i Adnanit është Lorik Cana”

Adnan Januzaj është bërë padyshim qendra mediatike në Angli. 2 golat e shënuar kundër Sunderland, dhe shpallja si lojtari më i mirë i ndeshjes dje kundër Southampton duket se i kanë siguruar formacionin talentit 18-vjeçar në këtë vit të vështirë të Manchester United. Kjo, dhe dilemat e mëdha që e rrethonin atë sigurisht që e bënë një temë të dëshiruar për mediat angleze. Dhe meqë çështja e klubit u zgjidh me rinovimin me Manchester, tani ka ngelur pezull çështja e kombëtares.

‘Dailymail’ ka intervistuar shokun e fëmijerise dhe ish shokun e skuadrës te Januzaj tek Anderlecht, Jonathan Kindermans, i cili ka treguar jo pak gjëra interesante.

“Anglia? Nuk besoj se do luajë për ta. Diskutonim shpesh për kombëtaret, dhe ai nuk pushonte së foluri për Lorik Canën. Unë i thoja ‘po ne kemi Kompany dhe Fellaini’. Dhe ai më përgjigjej ‘po, por nuk jeni aq te mirë’.Fansat Shqiptarë e njohin Adnanin qëkur ishte 15 vjeç dhe tani pasi ai shënon 2 gola papritur dalin fansat Belg dhe fillojnë të marrin shënime. Ai mund të bëjë histori me Shqipërinë, ti udhëheqqë në një turne të madh dhe ata do të flasin për të për 50 vjet. Ose do te zgjedhë Belgjikën për të pasur mundësi të luajë gjithmone ne turne te mëdhenj, por do të jetë thjeshtë një nga shumë lojtarët e mirë”, ka deklaruar Kindermans për ”DailyMail” .

Megjithatë duke marrë parasysh fjalët e Adnanit për KTV pak ditë më parë, vendimi i tij do të varet shumë nga i ati. Telenovela vazhdon…

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button