Gruevski: Greqia duhet quajtur ish-Provincë Osmane e Greqisë

Kryeministri Nikolla Gruevski ka ironizuar Greqinë duke e quajtur ish-Provinca Osmane e Greqisë.

“Për vetëm dy vjet ne përgatitëm vendin për anëtarësim në NATO, ndërsa për tre vjet për anëtarësim në BE. Në të dy rastet, për shkak të kundërshtimeve nga fqinji ynë jugor që po na bllokon dhe përveç kësaj po na fyen duke na quajtur FYROM, dhe kjo i bie sikur ne ti quajmë FOPOG që do të thotë ish-Provinca Osmane e Greqisë (Former Otoman Province of Greece)”, ka shkruar në faqen e tij në Facebook, Gruevski.

Ai ka shtuar se Greqia nuk dëshiron të zgjidhet çështja e emrit dhe se ka paralajmëruar grekët se me fyerje dhe përçmime nuk do t’ia arrijnë qëllimin, por kjo mund ta arrihet vetëm me mirëkuptim, dialog dhe bisedime në të gjitha nivelet.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button