Januzaj 70 mijë euro në javë, ia kalon edhe Ronaldos

Super talenti shqiptar i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, i cili dy ditë më parë rinovojë kontratën e re me “Djajtë e Kuq”, ia ka kaluar edhe ish yllit të kësaj skuadre, Cristiano Ronaldos.

Mediat në ishull raportojnë se Januzaj ka nënshkruar një kontratë prej 70 mijë eurosh në javë, ose mesatarisht 3.5 milionë euro në vit.

Një shifër rekord kjo në historinë e Manchester Unitedit, pasi në të kaluarën asnjë lojtar në moshën e tij nuk ka përfituar kaq shumë.

18 vjeçari ia ka kaluar edhe Ronaldos me shumën e parave që merr për moshën që ka. Januzaj është vlerësuar si lojtari më i mirë i ndeshjes së të shtunës në barazimin e Unitedit kundër Southemptonit, nga tifozët e klubit nga “Old Traffordi”.

Anësori kosovar në këtë sezon ka debutuar në Premier Ligë, duke mahnitur shumëkë me performancën dhe talentin e tij.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button