Kuqezinjtë, konfirmohet De Biazi

    Arrihet akordi mes trajnerit italian dhe presidentit Duka, shtyhet kontrata deri në 2015-n, me të drejtën e rinovimit edhe për një vit

      Xhani De Biazi do të vazhdojë të qëndrojë në krye të bankinës shqiptare edhe për dy vitet e ardhshme. Kontrata e italianit përfundonte në fund të muajit tetor, por drejtuesit e Federatës kanë vendosur të përshpejtojnë bisedimet me teknikun kuqezi dhe është arritur marrëveshja mes tyre. Kontrata do të rinovohet për dy vjet dhe De Biazi do të përfitojë 700 mijë euro. Ndeshjet negative të muajve të fundit janë harruar tashmë dhe tani të gjithë shohin përpara për të kapur një vend në “Euro 2016”. Dëshira e De Biazit për të vazhduar bashkëpunimin me federatën dhe me ekipin kuqezi ka qenë gjithmonë prezente dhe vullneti për të vazhduar me Shqipërinë është shprehur gjithmonë edhe nëpër konferencat për shtyp që trajneri ka bërë përpara gazetarëve sh-qiptarë. Për herë të parë presidenti Duka ka vendosur t’i besojë ekipin kombëtar një trajneri për herë të dytë radhazi edhe kur ai e ka mbyllur fazën eliminatore në vendin e pestë. Ata kanë qenë viktima të shkarkimit, por këtë herë duket se ai mendon për një projekt afatgjatë.

      Klauzola e rinovimit

      Në kontratën e De Biazit ka një klauzolë mjaft interesante. Nëse trajneri do të udhëheqë ekipin kombëtar drejt evropianit që do të organizohet në Francë ka shansin për të rinovuar edhe një vit tjetër me ekipin kuqezi. Gjithmonë bëhet fjalë nëse trajneri arrin ta kualifikojë ekipin tonë në një kompeticion kaq të rëndësishëm për të gjithë. Lajmin e kanë bërë të ditur të gjitha mediet madje edhe ato italiane të cilat kanëshkruar se De Biazi do të vazhdojë aventurën e tij në vendin e shqiponjave. Shifrat marramendëse që kanë qarkulluar në media për rinovimin e kontratës së tij ishin të gjitha false sepse italiani për dy vjet do të përfitojë vetëm 700 mijë euro dhe jo 1 milionë siç thuhej më parë.

      Takimi

      Firmat do të vendosen ditën e mërkurë, por trajneri De Biazi nuk do të vijë në Shqipëri për të firmosur. Do të jenë drejtuesit e federatës ose vetë presidenti Duka ai që do të shkojë të Milano për të takuar trajnerin dhe për të vënë firmat mbi kontratën që shpresojmë të jetë fatsjellëse për kombin tonë. De Biazi e ka drejtuar kombëtaren shqiptare në 17 ndeshje, dhjetë prej të cilave kanë qenë ndeshje zyrtare në eliminatoret “Brazil 2014”

      loading...

      Leave a Reply

      Your email address will not be published. Required fields are marked *

      Back to top button