Mediat Turke: “Me TAP Shqipëria superfuqi në Ballkan”

“Hyriet daily News”, është një nga gazetat më të mëdha turke, ka pohuar me një artikull të saj se me TAP-in Shqipëria do të kthehet në superfuqi në Ballkan, madje do të sfidoj dhe GAZPOM!

Rëndësia e madhe që ka për të gjithë rajonin e Ballkanit linja e gazsjellësit TAP, që sfidoi me bujë linjën tjetër NABUCO, si dhe për vetë Shqipërinë dhe historinë e saj, vjen të reflektohet tashmë edhe nga mediat e huaja. Siç pohon “Hyriet daily News”, “Shqipëria asnjëherë nuk ka qenë një lojtare e fortë ne Ballkan të paktën jo në fushën e energjisë”, që do të thotë se ky gazsjellës do të kthej vendin tonë në një rol kryesor dhe të fuqishëm në të gjithë rajonin e Ballkanit. TAP-i konsiderohet si kundërpeshë në ekonominë e rajonit dhe ndaj hegjemonisë së GAZPROM në Ballkan dhe ne Europë. Duke analizuar situatën energjetike “Hyriet daily News” shkruan se “Nuk ëshët në interesin e askujt që hendeku energjetik rajonal të furnizohet ekskluzivisht nga Rusia.” Ruset sipas “Hyriet daily News” kanë ndikuar që çmimet e gazit te jene 3 here me te larta se ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Veç kësaj sipas të përditshmes turke betejat mes Rusisë dhe Ukrainës për furnizimin me gaz janë një shembull i mirë i asaj se ç’do të thotë të bësh marrëveshje afatgjata me Rusinë për furnizimin me gaz.
“Me ndërtimin e gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP ), Shqipëria ka mundësi të bëhet një shpërndarëse rajonale e gazit” thuhet ne te përditshmen turke. Por për të arritur këtë qellim, mbetet shume pune. Shqipëria duhet të ndërtojë një terminal, një objekt për maganizim të një sasie të konsiderueshme gazi, një tubacion që do të transportonte gazin Kaspik në Shqipëri, interkoneksione që do të shpërndajnë gazin Kaspik në Shqipëri dhe që do të lidhin Shqipërinë me pjesën tjetër të rajonit, Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi dhe Kroacinë. 
“Evropa duhet të hedhë kapitale në në zhvillimet e reja të energjisë rajonale dhe do të ndihmojë Shqipërinë të bëhet një kundërpeshë në Ballkan ndaj Gazprom të Rusisë” përfundon e përditshmja turke./AO

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button