Myslim Pasha: Marrëveshje e re detare me Greqinë? Si të shmanget gracka helene

“Disa ditë para vizitës së presidentit grek në Tiranë, ministri Jashtëm grek ka deklaruar se marrëveshja detare me Shqipërinë mund të rishikohet vetëm nga ana teknike, ndërsa parimet nuk mund të ndryshohen. Ai tha se Greqia e mbështet Tiranën për integrimin në BE, por Tirana duhet të zgjidhë” . Kolonel Myslim Pasha, i cili ndryshe njihet si njeriu që mbrojti hapësirën tonë detare dhe që bëri të hidhej poshtë një akt që cenonte interesat tona kombëtare, në këtë intervistë për gazetën ‘DITA’ sqaron se mbi ç’baza duhet të hapen negociatat për një marrëveshje të re detare, nëse do të hapen siç kërkon Athina zyrtare… 
– Kolonel, marrim vesh se në Athinë Ministri i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministri Venizellos ka folur për Marrëveshjen detare. Kini ndonjë koment për deklaratën e tij?
– Prej kësaj deklarate, mendoj, se duhet të mësojnë diplomatët tanë dhe ata që merren me procese shumë komplekse të së Drejtës Ndërkombëtare Detare, se në ligjërimin e tyre po edhe në veprimin e përgjegjshëm duhet të mbështeten fort në Parimet bazë të kësaj të drejte. Z Venizellos jep kumtin e pranimit se marrëveshja do të rishikohet. Ky është oguri  i mirë. Por më poshtë e kufizon duke thënë se ajo “do të rishikohet vetëm nga ana teknike…” çka për studiuesin apo specialistin që sapo e dëgjon edhe pse stepet për kufizimin  e përmendur më sipër, rrok kuptimësinë e saj integrale: do të rishikohet në mënyrë tërësore … tekniko-ligjore. Nuk duhet të hamendësojmë shumë për kontekstin  e plotë që mund të përkthehet.
Rëndësi ka që “parimet nuk mund të ndryshohen”. Nuk merret vesh qartë, nëse flitet për parimet në përgjithësi apo për atë parim që të dy palët kanë përdorur në Paktin që ra. Megjithatë, me kaq sa dëgjuam, nëse na është përcjellë e saktë nga agjencitë, më sëfundi Marrëveshja do të ketë një “start” të ri. 
– Sa herë bie fjala për kufijtë kjo sjell një ndjeshmëri të lartë. Pse ndodh kjo ?
– “KUFI”, si të ishte një qënie, ne shqiptarët e themi sikur të jetë gjallesë me frymë e  shpirt. Sepse është ёshtё nё brendёsi tё kombit qё e ka atë në origjinё në tërë jetёgjatёsinë qysh atёherё kur kombi ёshtё ngjizur. Ne quajmё “qёnie”, dhe pse nuk ka frymё e shpirt,  po ama ёshtё.  Dhéu ku bashkёsia e racёs arbёrore gjallon. Kjo,  nuk është pjesë e pasionit të shtirur,  por si njё thirrmё e tё gjitha breznive. Në Ballkanin tonё trazimi dhe turbullimi vijon tё jetё i pranishёm sa i pёrket kufijve. Shkaku tanimё e ka rrёnjёn tek tragjedia arbёrore e copёtimit tё dhimbshёm tё trojeve tona, qё nё atё çast kur ish arrirё dhe pjekur kёrkimi i mёvetёsisё, nё fillim tё shekullit qё shkoi. Deri tash njё lavjerrёs dramatik lёkundet nё kёtё Siujëdhesë dhe nuk e gjen dot prehjen. Nuk dёshirojmё kurrё qё t’u bjemё tamtameve nacionaliste qё nuk shkojnё, por ama nuk mund tё tёrhiqemi prej dinjitetit kombёtar. Ripёrtypim ngjarje, luftra, kujtime eksodesh e spastrimesh etnike tragjikё e ato na trazojnё pёr tё kёrkuar me ngulm vetveten Kombëtariste. Megjithatё s’duam zjarrin e vetёtimat e konflikteve me fqinjёt.
Nё marrёdhёniet me Greqinё sado qё njё tolerancё moderne ka mbёrritur dhe njё diplomaci e kohёs menaxhon situatat, duhet pranuar se matanё këtij  “shou” ka diçka qё s’shkon dhe qё pёrherё lёshon xixëllima.  Sapo ndodh qё politikanё apo qeveritarё tё lartё vijnё nё Shqipёri apo tanёt shkojnё tek fqinji, pyetjet e medies e tё gjithё opinionit shqiptar rrotullohen rreth çёshtjeve qё janё prapa “fasadёs” qё kanё hedhur rrёnjё e kanё ngecur dhe hera herёs ato pulsojnё. Kёshtu dhe çёshtja e kufijve tokёsore e detarё. Kёta kufij dukeshin sikur ishin larg njeri me tjetrin por ndodhi se sapo u futёm nё gjeohapёsirёn detare, mbёrritёn tek thelbi dhe themeli i tragjedisё sё dikurshme, mbasi preken ndjesitё kombёtare tё kufijve. 
–  Kali i Drunjtё i Kufirit Detar u rizbulua…?
– Ajo që ka ndodhur më parë, u zbulua në mënyrë rastёsore e të pabesueshme,pas asaj feste të vёrtetё që pamë.  Pa u tharё boja. Me firma tё bukura, Basha-Bakojanis me buzёqeshje, ndërsa poshtё ishte djalli. Mёgjesi solli ekstremin tjetёr. Kjo histori tanimё ёshtё e njohur dhe ёshtё trajtuar gjerёsisht. Mirëpo ajo vazhdon. Nё udhё, pёr tё eksploruar rrjedhёn e ngjarjeve, ka diçka shumё interesante, tё cilёn unё do ta shprehja si njё farё ngazёllimi nga tё dy palёt. Pas ngritjes sё grupeve negociatorё tё punёs,  njё shpejtёsi po kёshtu ngazёllyese me kёmbim delegacionesh dhe negociatash, duket se gjen vend me njё zell qё rrallё mund ta gjesh ndёr procedura tё njёjta nё botё, sepse çdo ndarje kufiri ka brenda “djallin” ashtu si çdo pronё, posedim, interes mbasi s’mund tё luhet e as tё bёhet pazar me Trojet Kombёtarё. Nё jo mё shumё se 6 muaj nxitimi, aty nga muaji prill 2009 vjen njё hartё greke qё ende nuk e dimё se nё cilat rrugё, hartё qё e kemi gjetur jo nё kushte zyrtare. Nё atё hartё ardhur nga shteti fqinj pasqyrohej situata e kufirit detar me koordinata, tё cilat po tё krahasoheshin ishin tё njёjta me ato qё u sollёn nё Paktin detar qё u rrёzua. Kjo na dёshmon se ka pasur njё pёrkim idesh mёnyrash, procesesh tё tё dy palёve ngazёllyese. 
–  Vizita e Z.Venizellos nё Shqipёri e trajtoi edhe mё gjerё kёtё problem. Ç’pёrshtypje u ka lёnё!?
– Vura re njё diplomaci tё kujdesshme tё zyrtarit tё lartё. Ai qetёsisht u mundua qё tё ishte sa mё i butё por edhe  i ”nёndheshёm” nё pikёpamjet e tij, (Diplomacia askurrё nuk mund tё jetё e tejdukshme)  mbasi kurrkund, pёrgjatё kёsaj sjelljeje nuk gjendet asnjë  pёrgjigje e plotё: as pёr Ligjin e Luftёs, as për një Marrëveshje shtetërore për kufijtë tokësorë, as pёr Paktin Detar tё Pёrmbysur. Veçse ndaj çёshtjes Çame z.Venizellos u tregua konsekuent deri nё njё shurdhёri fyese sa s’ka ku tё shkojё. Çështja Çame sipas tij ishte e kallur në dhe.
Prandaj as qё mund tё pёrfytyrohej se do tё thoshë diçka se ”pse nuk ka njё marrёveshje pёr kufirin tokёsor…” çka lidhet me Ligjin e Luftёs” . Le tё kuptohemi, butё e butё e plot tigani…por pёr kё? ”plot tigani? ” Mendoj se ёshtё alarmante qё tё fshihet se aktualisht ne s’kemi njё Marrёveshje tё Plotё pёr Kufijtë Tokёsorё e Detarё. Nё favor tё kujt ёshtё ky absurd fqinjor? Kjo ёshtё shpёrfillje ndaj Shqipёrisё, çka  kuptohet lehtas. Edhe pse ne jemi nё NATO, se tash sapo kemi marrё Statusin pёr nё BE etj etj. Qeveria Berisha, e fundosi dhe mё shumё dinjitetin kombёtar, nё njё Pakt  që dhe pse u rrёzua, nuk i dihen akoma rrёnjёt qё ende mbeten mister. Nё kёto kushte z.Venizellos, tё paktёn e pranoi se duhet tё ndahen kufijtё detarё. Ky ishte hap pozitiv, sepse Ministra tё Jashtёm, tё mёparshёm tё Greqisё kishin artikuluar se Shqipёria duhet tё ratifikojё Marrёveshjen e kryer nё vitin 2009. 
– A ishte kontradiktor Z Venizellos ?
– Sё pari ai pёrmendi marrёveshjen e vitit 1974 kur nuk pёrbёn asnjё vlerё, mbasi tё dy shtetet e kanё ratifikuar Marrёveshjen e MONTEGO_BAY -1982 e automatikisht nuk ka kufij detarё. Atёherё pse vallё shtetari i lartё athinas na çon ”nё monё e shkuar”, ose nuk e di e s’ka informacion ose ёshtё njё ”lojё diplomatike” shumё e rrezikshme, pёr ato qё mund tё ngjajnё mё vonё.
Sё dyti z. Venizellos nuk ishte i qartё lidhur me Hapёsirat Ekonomike Ekskluzive me ato qё ai i quajti ”Kontinentale”, kur nё tё vёrtetё loja e ndarjes sё kufijve, njё lojё e ndyrё nga pala jonё, ёshtё kryer duke i futur nё njё thes HEE dhe Detin Territorial. HEE ёshtё nё Ngushtesёn e Otrantos aq Strategjike, kurse DT ёshtё gjatё gjithё Kanalit tё Korfuzit, ku çdo shmangie nё ndarjen kufitare (12 m.d) ёshtё njёlloj sikur tё humbёsh hapёsirё Tokёsore.
Ja sa komplekse i ka bёrё Sali Berisha marrёdhёniet me Greqinё, sepse ai dhe vetёm ai i ka prishur ato edhe mё keq, mbasi Projekti i tij i Kompasit mekanik i turbulloi edhe mё shumё ndjesitё e kufijve tanё me fqinjin. Sё treti Z Venizellos, dha njё shenjё shёmbёllyese tё mirё: atё ”qё ne kufijtё duhet t’i ndajmё ashtu si dhe me Italinё.” Pёrsёri kёtu ka njё trajtim diplomatik ekselent pёr synimet e tij, pёr interesat e shtetit tё tij, duke hedhur nё tavolinё, njё metodё e cila ”ёshtё pёrdorur me sukses ndёrmjet Italisё dhe Shqipёrisё”.
Pse tё mos e pёrdorё? Kjo ёshtё beteja diplomatike, sa mё shumё tё fitosh, derisa pala tjetёr e pranon? Tё luash me ligjin e Detit. Dhe ja se si qёndron puna: Metoda qё ёshtё pёrdorur me Italinё ёshtё ajo e BARASLARGЁSISЁ–(ose mёnyra e Kompasit tё Berishёs!). Kjo metodё u pёrdor me sukses nga tё dy shtetet sepse dhe kushtet bregore Kontinentale ishin paralel tё pёrshtatshёm pёr kёtё mёnyrё ndarjeje. Po kurrё s’mund tё pёrdoret midis Greqisё (tёrёsi ishujsh pёrballё) e Shqipёrisё (qё ёshtё Dhe i plotё Kontinental). Rekomendimi i z.Venizellos ёshtё hedhur tanimё sёrish nё tavolinё. A do ta pranojnё shqiptarёt? Pse duhet vallё, tё pёrgojohet Zyrtari helen kur ai sheh interesat e vendit tё tij? 
– Sa i përket asaj që shkoi, pra Paktit të Rrëzuar, ç’përgjegjësi mban qeveria e Berishës?
– Pala greke nuk mund të fajësohet. Këtë do ta thotë me siguri  historia e ndarjes detare. Të dy palët ishin në negociata të barabarta para ligjit të Detit. Ishin në një betejë diplomatike dhe do të luftonin secila për të fituar, e për të mos humbur nga kjo ndarje e një pasurie të pallogaritshme, por dhe jo më pak  të dinjitetit kombëtar. Nuk ka asnjë dëshmi që të tregojë se pala greke ka diktuar. Pranimi ka qenë i dypalshëm. Ndërkaq humbja u takoi shqiptarëve. Ndërsa të gjithë zyrtarët negociatorë vijojnë ende të vegjetojnë të lumtur. 
Si e konsideroni përcaktimin e z.Venizellos mbi politikën e integruar detare?
– Unë e ndjej shumë me vlerë deklaratën për një politikë të integruar detare e cila në epiqendër ka Mesdheun… por nuk mund të konceptoj dot se kjo bazë e përbashkët përbëhet nga presidencat e njëpasnjëshme të Greqisë dhe Italisë. Mesdheu Jetësor nuk është vetëm i Greqisë dhe Italisë, por i të gjithë shteteve që lagen prej tij, pra kësilloj, ai nuk mund të jetë vetëm Mesdhe i Politikës së BE, por një gjeohapësirë që u përket ndarazi secilit shtet që ka zotërimin në të, në bazë të Ligjit të Detit dhe pastaj domosdo me gjithëpërfshirjen Europiane. Është e njohur, tanimë, se të gjithë vendet e BE “pranojnë të drejtën ndërkombëtare mbi detin dhe Konventën e OKB-së mbi zbatimin e së drejtës… detare”, por hapat parësorë mbeten çështje teknike të së Drejtës Ndërkombëtare Detare që u takon shteteve fqinjë, që e kanë ratifikur Konventën e Montego Bay-UNCLOS-82, për t’i ndarë detet e tyre në fqinjësi dhe mirëkuptim të ndërsjelltë diplomatik. 
– Po lidhur me kufirin Tokёsor…?
– Dihet se nuk ka njё Marrёveshje tё tillё, midis dy shteteve. Kjo ёshtё mbartur nё kohё “e mbuluar e kapёrxyer” me pranime tё Protokollmarrёveshjes sё Piramidave… Kjo vijё na çon tek Ligji grotesk i Luftёs dhe Kufiri Fantazmogorik i Vorioepirit…qё pretendohet nga Qarqe Greke qё sot janё edhe parti politike siç ёshtё Agimi i Artё. Ndёrkaq vetëshpёrfillja jonё duket qartё. E themi kёtё “se a ka prapanicё ku tё rrijё…” qё Shqipёria tё mos ketё kufij? Shqiptarёt mund tё habiten, sigurisht. Ligjet e hartuara në kohën e komunizmit për kufijtë, përkatësisht në vitet 1970, 1976 dhe 1980 janë shfuqizuar në vitin 2001 duke bërë një ligj të ri që përcaktonte kufijtë tokësorë e detarë të Republikës së Shqipërisë.
Ndërkohë në vitin 2008 parlamenti, me propozim të qeverisë, ka miratuar një ligj tjetër për menaxhimin e kufijve duke shfuqizuar të gjitha ligjet paraardhëse. “Kufiri shtetëror i RSH është i vendosur dhe rregullohet në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Kuvendi si dhe traktateve dypalëshe apo shumëpalëshe të lidhura me vendet e tjera”. Mё vonё nё vitin 2008, si me porosi dhe paramendim u  shfuqizua ligji i vjetër i kufijve. “Ligjet nr.8771, datë 19.4.2001 “Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, nr.8772, datë 19.4.2001 “Për ruajtjen dhe kontrollin e kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë”. 
 – Ligji i Brendshёm pёr Kufirin Detar ёshtё rikthyer apo jo?
– E pra ёshtё rikthyer, nё njё absurditet tё vёrtetё mbasi ata kufij janё pёr Shqipёrinё dhe s’janё tё detyrueshёm pёr Greqinё e cila pas ratifikimit tё Marrёveshjes sё Montego-Bay-82 e konsideron kufirin tё pandarё. Pra sipas Ligjit tё Detit midis tё dy vendeve tona s’ka kufij detarё tё ndarё. E gjithё vija pёrmes Kanalit tё Korfuzit ka aq shumё probleme tё Detit Territorial, tё cilat u zbuluan gjatё Paktit tё parё, qё duan durim dhe mirëkuptim e njohje tё situatёs sonё tё kufirit detar.
– Ç’hapa të mëtejshëm mund të ndërmerren ?
– Sa herë kujtohem dhe përfshihem në meditime hartografike dhe gjeografike detare për këtë ngjarje, për herë e më shumë më shtohet konstatimi tërësor se sa poshtë qëndrojnë në mënyrë kriminale institute dhe qendra studimore që rrojnë me paret e shqiptarëve e që gjallojnë pa mbajtur asnjë përgjegjësi, për fushën e studimeve të tyre detare, gjeografike, strategjike, të kufirit tokësor dhe detar, të së drejtës Ndërkombëtare Detare, Diplomatike etj. Ato qëndrojnë indiferente e gjer tash nuk kanë organizuar asnjë takim, asnjë tryezë studimore, asnjë Uorkshop Kombëtar nisur nga ajo që ndodhi me Paktin Detar.
Shteti në secilin hap që bën ka studimet e Institucioneve të tij. Në Shqipëri është një kohë rrënimi dhe mallkimi që do të ketë pasoja edhe më të rënda. Jo vetëm në fushën për të cilën po flasim, por këtu nuk ka studime që të paraprijnë hapat e ardhmërisë: për Pronën, Planëzimin dhe Menaxhimin Urban, për Pyjet, për Turizmin bregdetar apo Malor për Faunën, për Sistemet e Informacionit Gjeografik, për trashëgiminë kulturore kombëtare etj etj. Ja pra cilat janë kanalet informativë studimorë që duhet të ketë Qeveria e Republikës së Re: Institucionet.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button