PE rezolutë "Pro" statusit për Shqipërinë

Relatori për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian Nikola Vuljanic, paraqiti sot gjatë mbledhjes në Strasburg, një rezolutë në të cilin i bëhet thirrje Këshillit të ministrave të Bashkimit Europian që Shqipërisë t’i jepet Statusi i vendit kandidat

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Ashtu si dhe raportin e Progresit të paraqitur javën e shkuar nga Komisioni Evropian, edhe rezoluta e sotme e hartuar nga relatori Vuljanic, njeh përparimet e bëra nga Shqipëria drejt përmbushjes së objektivave të integrimit dhe vecanërisht arritjen e reformave të kërkuara nga Brukseli, ndërkohë që theksohet se ka ende shumë punë për t’u bërë nga autoritetet shqiptare, vecanërisht në reformën e administratës publike, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pavarësisë së sistemit gjyqësor e pluralizmit të mediave. Sërish theksohet edhe nevoja e dialogut dhe konsensusit mes forcave politike.

Duke mbështetur propozimin e Komisionit Evropian rezoluta i bën “thirrje Këshillit të njohë përparimin e Shqipërisë duke i dhënë asaj statusin kandidat”. Përpara se të miratohet nga Komisioni i Jashtëm e më pas nga Parlamenti Evropian, rezolutës mund t’i bëhen amendime nga europdeputetët. Nëse ajo do të kalonte përpara mbledhjes së dhjetorit, do të ishte një plus për Shqipërinë, duke qenë se disa vende kandidate janë ende skeptike. Për të marrë përkrahje për Statusin, ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati do të udhëtojë në javët e ardhshme drejt Parisit dhe Berlinit, dy kryeqendrat e Bashkimit Europian.

loading...
Back to top button