“The Sun” blen armë te kontrabandistët shqiptarë

Kontrabandistët shqiptarë, ofruesit e armëve luftarake grupimeve kriminale në Britani. Ky është përfundimi i një investigimi, publikuar nga e përditshmja britanike “The Sun”. Hetimet për këtë çështje kanë nisur pikërisht pas arrestimit të katër personave, nën akuzë për një komplot të ndodhur në Nairobi. Një ndër reporterët e “The Sun” është dërguar në Shqipëri, duke u vënë në kontakt me disa trafikantë armësh, të cilët i kanë ofruar një arsenal armësh dhe lëndësh plasëse plastike. Municionet dërgoheshin, futeshin kontrabandë në Britani kundrejt një pagese të majme. Në shkrim citohet se burimi i informacionit është një kontrabandist shqiptar, emri i të cilit nuk publikohet.

Ai rrëfen se marrëveshja lidhet mes kriminelëve anglezë dje me shqiptarë që jetojnë në Britani, me boshnjakë ose kosovarë. Ka qenë pikërisht ky rrëfim që ka dërguar reporterin “The Sun” në një udhëtim në qytete si Shkodra dhe Peshkopia, ku iu është ofruar nga kontrabandistë arsenal armësh të tipit granata dore, lëndë shpërthyese, kallashnikovë, të cilët transportoheshin në Britani kundrejt një pagesë të caktuar. Sipas të dhënave të botuara në këtë shkrim armët transportoheshin duke kaluar në Itali, Gjermani, Francë me destinacion final Britaninë. Armët futeshin nëpër makina, autobusë, maune dhe tragete. Pyetjes për identitetin e klientëve, burimi i informacionit sqaron se në pjesën më të madhe të rasteve kërkesat vijnë nga përfaqësues të botës së errët te krimit. Për të vijuar më tej kontrabandisti shqiptar thotë se askush nuk mund të evitojë pagesën. Ai e cilëson Lodrën si një xhep, një vend ku nuk mund të fshihesh dhe shmangesh detyrimit që mund të iu kesh trafikantëve shqiptar të armëve.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button