Peshëngritje, Qerimaj i gjashti në Botëror

Erkand Qerimaj zuri vendin e 6, në peshën 77 kg, në kampionatin botëror të peshëngritjes, që po zhvillohet në Poloni.

25-vjeçari shkodran ngriti 155 kg në provën e parë të stilit të shkëputjes, ndërkohë që dështoi në dy provat e tjera me 159 dhe 160 kg.

Në stilin e shkëputjes, ku Erkand Qerimaj u rendit në vendin e 6, kinezi Lju Xiaojung vendosi rekord të ri botëror, me 176 kg.

Edhe në stilin e shtytjes, Qerimaj e kaloi me sukses provën e parë me 191 kg dhe dështoi në dy të tjerat me 196 kg.

346 kg në total e renditën shqiptarin në vendin e 6 në renditjen botërore për këtë peshë.

Kinezi Lju Xiaojung ngriti 380 kg në dygarësh, duke vendosur një tjetër rekord të ri botëror për këtë peshë.

Erkand Qerimaj rikthehet pas më shumë se një viti në një kompeticion ndërkombëtar, për shkak se në europianin e Antaljas në 2012 ai rezultoi pozitiv në testin antidoping, gjë e cila i hoqi medaljen e artë të fituar në këtë peshë.

Me garimin e Qerimajt mbyllet dhe aventura shqiptare në botërorin e peshëngritjes. Një ditë më parë garuan Romela Begaj dhe Daniel Godelli, të cilët u renditën në vendin e 8 ne peshat e tyre, respektivisht 58 kg dhe 69 kg.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button