Rama: Janë idiotë ata që flasin për vizitën e përbashkët me Erdogan

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka komentuar zërat kritikë lidhur me vizitën e fundit të tij bashkë me kryeministrin turk Erdogan në Kosovë. Në një intervistë në “Tonight” në Ora Neës, Rama i pyetur lidhur me kritikat se gjoja fotografimi me Erdogan është diçka e rrezikshme, ka theksuar se:

“Këta janë idiotë. Turqia është një anëtar i NATO-s. Kryeministri turk është një mbështetës i shqiptarëve, ka bërë dhe vazhdon të bëjë për Kosovën ata që këta vazhdojnë të flasin nuk do ta bëjnë edhe po të kishin 7 jetë. Është Kryeministri që lobon sot e gjithë ditën për njohje të reja për Kosovën. Në lidhje me fotografinë jam i lumtur që kam qenë i ftuar në shtëpinë e një miku të rinisë së këtij kryeministri. Ne e kemi shpallur në programin tonë me kohë Turqinë si partnere strategjike”, ka theksuar Rama.

Sipas tij, kryeministri Erdogan eshte partner dhe aleat i SHBA dhe vendeve me te fuqishme te BE, ne funksion te asaj qe Turqia sot përfaqëson.

“ Kjo është një miqësi që ne shqiptarët jemi të interesuar ta ushqejmë se jo vetëm nuk kemi parë keq, por kemi parë mirë”, ka theksuar kryeministri shqiptar. Zërat kritikë kanë pasuar nga parti politike, analistë, por reagoi edhe Beogradi zyrtar, për shkak të deklaratave të Erdogan se Kosova është Turqi dhe Turqia Kosovë.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button