Mashtrimi i ri turko-serb : “ Ma mirë turku se shkau”

I ashtuquajturi rrezik sllav për shuarje të kombit shqiptar, s’ka qenë veç një shpikje osmanistësh e neo osmanistësh, shqiptarë e turq bashkë, e cila, nga njëra anë përligjte sundimin osman, e nga tjetra ledhatonte krekosjen sllave për kinse fuqinë tërheqëse të sllavizmit…”. (I.Kadare )

Nga Fahri Xharra
Pse u mashtruam? Si po vepron bashkëpunimi turko- serb ndaj çështjes shqiptare?

Se si po i ndihmon Turqia Serbisë që ajo të ketë primatin në këto anë ,po shihet qartazi . Ndihma e Turqisë që i jepet Serbisë, në kudër të bashkëpunimit të tyre të ndërsjellët, për shuarjen e një kombi është e mënyrave të ndryshme.

Më e reja por në kuadër të së vjetrës dhe e cila kishte dhënë rezultate shumë të mira në projektin e tmerrshëm në shuarjen tonë, ishte dhe është përçarja fetare e shqiptarëve. ”.Ato (agjitatoret mysliman)..duhet të ndezin fanatizmin fetar të masave dhe të zgjojnë krenarinë për shtetin turk.”( Çubriloviq).

Ishte Çubriloviqi që thoshte kështu dhe ashtu u veprua gjithmonë. Por sot?
” Duke pasur këtë që u tha në konsideratë, në pah na del edhe një e vërtet tjetër se me gjithë përpjekjet e mëdha të disa ‘patriotëve’ për ta zbehur vizitën e Erdoganit në Kosovë dhe për të irrituar shqiptarët nga personaliteti i tij, megjithatë ai vazhdon të gëzojë një autoritet shumë të madh në mesin e popullit tonë, saqë kam bindjen se po të kandidonte për president të Kosovës do të fitonte më shumë vota se shumë vendas kosovarë. ( Shefqet Krasniqi ). A nuk është kjo vazhdimësi e ”zgjimit të krenarisë” për shtetin turk?

Nëse s’do të duam të përsëritet historia, duhen marrë masa ndaj këtij lloji të propagandës që është akoma e brishtë( e vjetër në kohëra t’ reja,,) përndryshe na pret një periudhë e errët historike. Historia jonë është e mbushur me raste të tilla fatkeqe, por mjaft më me hedhjen e fajit tjetërkujt. Në fund të fundit duhet ta ndihmosh vetë fatin dhe të mos rrish duarkryq e të përçirresh se nuk të ndihmon fati. Është koha për të dalë nga plogështia dhe t’i vihet dryni këtyre dordolecëve të propagandës çubriloviqiane që çojnë në realizimin e planeve turko-serbe.

Çka parashikonin planet dikur dhe a i ngjajnë ato këtyre të sotmes që po shihen ” ashiqare”:

”.. Turqia ofron pafundësi kolonizimi. Është e ditur që masat e myslimanëve janë në përgjithësi lehtësisht të influencuara nga feja. …Prandaj ne duhet të bëjmë për vete në radhë të parë klerikët (hoxhë, imam , myftinj)) dhe njerëz me influencë, nëpërmjet parave dhe kërcënimeve…..(Çubriloviq) Në planet e përbashkëta qëndron edhe kjo:”Gjithashtu duhet te gjinden sa më parë që të jetë e mundur agjitatorë sidomos nga Turqia, për të promovuar dashurinë ndaj Turqisë , duke u bazuar në të kaluarën ” e përbashkët historike ” dhe në zhvillimin ekonomik të saj.

“Me kalimin e shekujve, jo veç të huajt, por shqiptarët vetë, gati-gati po besonin se Shqipëria nuk rrethohej më nga vise evropiane, siç ishte në të vërtetë, por ishte zhvendosur drejt daljes së kontinentit të vet, në kufi me Azinë. Si e tillë, si hapësirë ndërprerëse a urë kalimi aziatiko-europiane, përftohej ajo që e kishte Azinë rreth një mijë kilometra larg. Ky status gjysmak, ky as-as (as Evropë, as Azi), nuk do t’i ndahej Shqipërisë edhe pas shembjes së Perandorisë Osmane. Nuk ishte metaforë, por gërmadha e projektit makabër për shuarjen e një kombi”(Kadare)

“Ka popuj në kufijtë e botës së qytetëruar që janë të njohur në përgjithësi në publik vetëm nëpërmjet emrit, por që e meritojnë të njihen më gjerësisht, bazuar në fatet, të bëmat dhe cilësitë që shfaqin. “ thuhej për ne . Po kufijtë e botës së qytetëruar ku qenkan.? A qenkemi ne ata që po e ndajmë qytetërimin nga jo qytetërimi.? Po .

Sipas planeve turko-serbe ashtu duhet të mbetet. Derisa Erdogani çirret se Kosova është Turqi , të nesërmen dalin serbët se Kosova është Serbi , atëherë automatikisht arrihet të përfundimi : ” Ja një popull që e dëshiron errësirën, na leni neve se vetëm ne dimë të menaxhojmë me këto bisha të historikisht të papërmirësuara” Deris turku çirret për të kaluarën e përbashkët , ne e pranojmë si të tillë , Kur serbi thotë se Kosova është Serbi ne reagojmë vrullshëm( e që duhet) ,atëherë është kulmi i suksesit në strategjinë: “ Më mirë turki se serbi”.

Teoria “ më mirë turku se sa serbi “ është bipolare : ” sa më afër turkut , aq më larg Evropës ” dhe kjo i shkon përshtati Serbisë në arsyetimet e saja në botë. Europa nuk duron Azi në brendinë e saj.. Jo ore , Jo. as Serbi e as Turqi !

Është e ditur që masat e shqiptarëve myslimanë janë në përgjithësi lehtësisht të influencuara nga feja. Dhe sot a po e kryejnë agjitatorët e fesë myslimane këtë influencim , duke na e përzier fenë myslimane me kombin turk.? Të jesh mysliman nuk do të thot të jesh turk.

“Në këtë luftë maskash, kombi shqiptar humbte çdo stinë e çdo vit. Shfaqeshin çdo stinë shqiptarë me famë dhe pasuri, por, ashtu si në përrallat me kapërcim të ylberit, fill pas kapërcimit, pra matanë ylberit, ata s’ishin më shqiptarë. Rrallëherë në histori kishte qëlluar që fama dhe lavdia vetjake e personazheve, në vend që t’i vinte në ndihmë kombit që i përkisnin, ktheheshin kundër tij. Do të mjaftonte vetëm shembulli i postit të kryeministrit perandorak, që iu dha shqiptarëve, prej të njëjtit shtet që ndalonte me dekret shkrimin e gjuhës shqipe, për të kuptuar se në ç’nyjë tragjike kishte hyrë fati shqiptar (Kadare) . Po sot , e njëjta .-

Populli turk dhe ai i Kosovës e kanë të njëjtën histori, thotë Erdogani duke shtuar se

“ gjuha,feja, populli mund të jenë të ndryshëm “ por “ që të gjithë jemi fëmijët e të njëjtit vend “ i raportonte Tanjug-u botës. Edhe kjo është nga plani i përbashkët turko-serb.

“Pastaj a më mirë t’i ndjesh njerëzit si të afërm, miq e vëllezër apo si armiq e kundërshtarë? Sa më shumë miq e vëllezër që ka njeriu aq më i fortë do të jetë, kjo nuk do koment. Por unë mendoj se ky frustrim dhe reagim i pakontrolluar emocional që po u bëhet “vëllezërve” është i qëllimtë dhe tendencioz, pra çështja lidhet kryekëput me atë se vëllai në këtë rast është turku, ‘ish-pushtuesi’.(Dr.Shefqeti)”……” Prandaj ne duhet të bëjmë për vete në radhë të parë klerikët (hoxhë, imam , myftinj)) dhe njerëz me influencë, nëpërmjet parave dhe kërcënimeve QË ATO TË NA MBËSHTESIN …..(Çubriloviq).

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button