Dy të tretat e popullsisë së Serbisë nuk ka qenë kurrë në Kosovë

Pothuajse dy të tretat e qytetarëve të Serbisë, 62 për qind tyre, kurrë nuk kanë qenë në Kosovë, thotë një sondazh nga Qendra e Beogradit për Politika e Siguri. Një e katërta e të anketuarve, 25 për qind e tyre, kanë qenë në Kosovë para vitit 1999, një e dhjeta më vonë. Gjithashtu, meshkujt mesatarisht më shpesh kanë shkuar në Kosovë sesa gratë.

Sondazhi tregoi se 64 për qind e mbështetësve të Partisë Socialiste të Serbisë, 63 për qind e mbështetësve të Partisë Progresive Serbe dhe 59 për qind e mbështetësve të Partisë Demokratike nuk ka qenë kurrë në Kosovë. Në Kosovë nuk kanë qenë as 33 për qind e mbështetësve të Partisë Demokratike të Serbisë dhe madje 92 për qind e mbështetësve të Rajoneve të Bashkuara të Serbisë.

“Është e qartë në hulumtim se opinioni publik serb nuk bën një dallim të qartë në mes të shqiptarëve që jetojnë në tri komunat në jug të Serbisë (Lugina e Preshevës – v.j.), Kosovës dhe Shqipërisë, por stereotipat ‘përshkruhen’ pa kuptuar dallimet midis këtyre tri bashkësive politike. Është inkurajuese që disa qytetarë të cilët kanë pasur kontakte në kohë paqeje, besojnë se më shumë gjëra na bashkojnë se që na ndajnë”, thotë Sonja Stojanovic Gajic, drejtoreshë e Qendrës.

Përkrahësit e Partisë Demokratike dhe Partisë Progresive Serbe janë ndjerë të sigurt për të udhëtuar në Kosovë me tabelat serbe -17 për qind–ndërsa tek Partia Socialiste e Serbisë kjo arrin në 12 për qind.

Asnjë nga pjesëmarrësit, mbështetësit e Partisë Demokratike të Serbisë, nuk është deklaruar nëse ndjehen të sigurt të udhëtojnë në Kosovë me tabela serbe, tregojnë rezultatet e hulumtimit që është bërë në kuadër të projektit “Forumi i hulumtimit dhe sigurisë: Beograd – Prishtinë – Tiranë ” i kryer në një mostër prej 1.200 qytetarëve.

Rreth 78 për qind e të anketuarve nga Serbia nuk do të kishte asgjë kundër që të jetonte pranë familjeve shqiptare, ndërsa 22 për qind nuk do të donte familje shqiptare si fqinje të parë. Në mesin e atyre që kanë më shumë kontakte me shqiptarë, në kohët e fundit, 92 për qind nuk do të kishte asgjë kundër që të jetonte pranë familjeve shqiptare.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button