Greqia me bashkëpunimin e Qytetërimit Europian mohon ekzistencën historike të popullit Arbëresh

Greqia me bashkëpunimin e Qytetërimit Europian mohon paturpësisht ekzistencën historike të popullit Arbëresh 

Reagojnë ashpër Arbëreshët e Italisë kundër deklaratave të parlamentarit të së djathtës ekstremiste greke

Shkruar nga arbëreshi Vincenzino Ducas Angeli Vaccaro, pasardhës i familjes aristokrate shqiptare mesjetare Duka- Ëngjëlli
(me kërkesë tëautorit përktheu nga italishtja dhe përshtati në gjuhën shqipe :( Brunilda Ternova)
Këto ditë, përmes mediave, informohem se qeveria greke, përveçse e përqëndruar në syniminpër të zgjidhur çështjen e saj ekonomike – e fundosur tashmë në karakatina të errëta dhe shpellare – me anë të një parlamentari  të ekstremit të djathtë – me tone dhe pikëpamje të thartuara – vazhdon e patundur të mohojë ekzistencën e bashkësisë Arbërore ndryshe e njohur si Arbëreshe, bashkarisht me identitetin e tyre gjuhësor dhe të kaluarën e tyre të lavdishme. E gjith kjo tendencë të bind që të mendosh negativisht për rolin që luan entiteti shtetëror i Greqisë, shpesh me një arrogancë të qetëmbizotëruese (dhe abuzuese e fondeve publike europjane, përfshih edhe e parave tona), në kontekstin “qytetar” të të ashtuquajturit Komunitet Europian.
Greqia, si njëvend anëtar i Bashkimit Europian, është i vetmiShtet që nuk njehminoritetet gjuhësore që egzistojnë në atë territor për më shumë se gjashtë shekuj: Arbërorët, ose siç e quajnë ata ndryshe veten Arbëreshët, të cilët jetojnë dhe punojnë me dinjitet ekstrem.
Shfaqja e parë historike e shqiptarëve në territorin ku sot shtrihet Greqiadaton në fund të 1200dhe në fillim të 1300, e megjithatë kronisti bizantin Kantakuzeno, përmend se në malet e Thesalisë rreth vitit 1100 u vendosën aty fise epiriote të tilla si ai i Buas dhe Maseretëve. Nëlidhje me të njëjtin argument dhe të njëjtën periudhë kohore na flet edhe dijetarja Ana Komnena (1083 – 1150), e cila nëveprën e saj “Alessiade” e identifikon këtë popullsi me emrin ALBANOI dhe specifikon se ata janë ‘Abasileuti’, pra që do të thotë se nuk i sundonte asnjëmbret.
Në vitet në vijim shumë shqiptarë u thirrën nga despotë të ndryshem të Greqisëbizantine (kujtojmë këtu se Greqia nuk ka egzistuar kurrë si një entitet shtetëror), për të populluartokat e Atikës, Beotisë, Kosturit, Korinthit, Lakonis, Arkadias, Mores dhetë Thrakës.
Popullata shqiptare, krenare për origjinen e vet, jo shumë kohë më pas filloi të dallohej pozitivisht në krahasim me atë greke –  kësaj të fundit i mungonte një identitet i vërtetë etnik dhe këtë aspekt e nxjerrim në dukje konkretisht nga shkrimet qërezultojnë në një raport nga veneciani Marino Sanudo i Vjetri (Marino Sanudo il Vecchio, 1270 – 1343), përmes së cilës na informon se: “Rajonet më pjellore, ato në Arkadia, në More, në Lakoni, në Negroponte ose ndryshe Eubea dhe në Thesali ishin të mirëpopulluara me shqiptarë të cilët jetonin në mirëqenie në shtëpitë e tyre, në sajë të paraveqë përfitonin nga bujqësia dhe nga blegtoria”.
Nga kjo dëshmiështë e qartë se popullata shqiptaree vendosur në Greqi rreth shekullit të XIII -të, nga një entitet nomadishte transformuar në një entitet sedentar duke u kujdesur për tokën dhe bagëtine në një mënyrë më racionale.
Për shkak të ngjarjeve historiketë shekujve të XV-të dhe XVI-të, shkaktuar nga ekspansionizmi i njëpasnjëshemi imperializmit osman, shumë familjeArbërore/ Arbëreshe u zhvendosën në jug të Italisë ku dhe egzistojnë akoma. Ndërsa popullata shqiptare që pati më pak fate që mbeti në Greqi,  luajti më pas një rol shumë të rëndësishëm gjatë luftrave për pavarësinë e vendit në çerekun e parëtë shekullit të XIX-të. Në këtë kontekst duhet të permendim personazhet heroike të tillë si Marko Boçari, bëmat e Suliotëve, kapitenja e anijeve Bubulina e shume të tjerë.  
Si mund të fshijë padrejtësisht e sipas dëshirës disanga faqet e historisë i pamaturi, arroganti e sipas të gjitha gjasave ndoshta injoranti, deputet grek i së djathtës ekstreme? Kush mendon se është ky individ, Hermesose një fëmijë i privilegjuar i Zeusit? Jo!Ai është vetëm një abort i qytetërimit dhe një polinomi arrogancës ei budallallëkut të pakujdesshëm.
Komuniteti Europian, si garantues iqytetërimit të Kontinentit të Lashtë, vazhdon të mbetet i shurdhër e i verbër përkundrejt diskriminimit, i cili vazhdon ende edhe sot të praktikohet kundër popullsisë Arvanitase. Më 16 shtator të 1969, arbëreshi i Kalabrisë, Papas Antonio Bellushibashkarisht me studjues të rinj europjanë, do të raportojnë rezultatet e hetimeve të tyre në lidhje me gjendjen diskriminuesetë shtetit grek përkundrejt pakicës gjuhësore shqiptare në Komisionin e Komuniteteve Europiane. Të shkëputur nga ky raport i Papas Antonio Bellushi po sjellim në vijim kundërpërgjigjen që mbajti politika greke:
1) Qëndrimi i Partisë Nea Dhimokratia: “Nuk egziston problemi i gjuhës shqipe nëGreqi ashtu si nuk egzistojnë fshatrat me origjinë shqiptare. Në qoftë se kjo gjuhë flitet brenda kontekstit familjar (sh. i autorit: ky është paradoks, egziston apo jo kjo gjuhë?), nuk mund të shprehë një mendim të një rëndësie shumë të madhe”;
2) Qëndrimi i Partisë Pasok: “Kush nuk flet gjuhën tonë (greke), nuk është pjesë e racës sonë dhe e kombittonë”;
3) Qëndrimi i Ministrisë së Kulturës: “Nuk egziston dhe nuk duhet të egzistojë asnjë mësimdhënie egjuhës shqipe sepse ajo nuk egziston nëterritorin grek”;
4) Qëndrimi igazetës periodike “Anti” në Athinë: “Pakicat gjuhësorenë Greqi si Arvanitasit, Vllehët, Pomakët (bullgarët) nuk mund të pretendojnë asnjë të drejtë. Në Greqi ka vetëm grekë”.
 Kontraditat dhe arroganca e Qeverisë greke dhe e parlamentarëve të saj, në lidhje me çështjen e mbrojtjes së pakicave etnike, duhet të jetë një tematikë që Bashkimi Europjan duhet të shqyrtojë me prioritet të jashtëzakonshëm pasi, e ashtuquajtura

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button