Mali i Zi ndalon prodhimet bujqësore shqiptare

Ministria e Bujqësisë ka reaguar pas bërjes publik të lajmit se autoritetet e Malit të Zi kanë ndaluar importin e prodhimeve bujqësore shqiptare, për shkak të sasisë së madhe të pesticideve, të cilat thuhet se janë gjetur në disa nga produktet bujqësore të cilat janë prodhuar në Shqipëri.

Lidhur me këtë situatë ka ardhur reagim i Ministrisë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujerave, ku thuhet se lidhur me ndalimin e ngarkesave me kastravec të eksportit në pikën kufitare të Hanit të Hotit, me argumentin se niveli i preparatit spiroksaminë është më i lartë se ai i lejuar, Ministria bëri verifikimet e nevojshme dhe për opinionin publik sqarohet se nga komunikimet zyrtare me Malin e Zi, autoritetet malazeze u shprehën se nuk ka vend për panik dhe sensacion, pasi rasti i konstatuar me kastravecat shqiptare është në nivele më të ulëta të spiroksaminës sesa te i njëjti produkt i ardhur nga vendet e tjera.

“Ky është një rast i kufizuar për Shqipërinë dhe i pari dhe në sasi të vogël”, është konfirmuar nga autoritetet malazeze”, thuhet në qëndrimin e Minsitrisë shqiptare të Bujqësisë.

Po ashtu nga kjo ministri theksohet se ka nisur një grup inspektimi nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për të marrë mostra të këtij produkti dhe për të bërë analizat e nevojshme pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë. Njëkohësisht grupi i inspektorëve do të verifikojë pranë të gjitha farmacive bujqësore praninë ose jo të fungicidit spiroksaminë dhe mënyrën e përdorimit të tij.

Pasi të përfundojnë analizat nga institucionet shqiptare, rezultati do t’i bëhet i ditur publikut, si dhe gjithë produkti i kastravecave dhe perimeve të freskëta në tregun vendas do t’i nënshtrohet analizave të imtësishme për praninë e këtij fungicidi.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit rural në Malin e Zi, bëri me dije se është bërë bllokimi i një sasie të konsiderueshme të kastravecit, që është importuar nga Shqipëria, për shkak të dozave të larta të spiroksaminës, mbi normën e përcaktuar nga legjislacioni i Bashkimit Europian. – See more at: http://noa.al/artikull/m/375963.html#sthash.8FwUxhjF.dpuf

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button