Pala greke propozon emrin Maqedonia Sllavo–Shqiptare

NEW YORK-Maqedonia Sllavo–Shqiptare është një nga propozimet e bëra nga negociatori grek në bisedimet e fundit për zgjidhjen e kontestit të emrit në New York.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja maqedonase “Dnevnik”, e cila ka theksuar se në raundin e fundit të bisedimeve të zhvilluar fundjavën e kaluar në New York, negociatori grek Adamantios Vasilakis ka propozuar emrin Maqedonia Sllavo–Shqiptare, si zgjidhje kompromisi.

Gazeta maqedonase lidhur me këtë shkruan se negociatat për emrin kanë hyrë në një fazë qesharake. Ndërkohë, zyrtarisht bëhet e ditur se pala greke ka mbetur në pozicionet e saj për një zgjidhje për emër që do të jetë “erga omnes” me përdorim të përgjithshëm.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button