Turqia dhuron 1.3 milionë dollarë për Aeroportin e Kuçovës

Qeveria turke dhuron 1.3 milionë dollarë për Aeroportin e Kuçovës. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, u mor vendimi për miratimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ushtarak financiar, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë.

“marrëveshja e bashkëpunimit ushtarak financiar konsiston në dhurimin, nga pala turke, të një shume prej 2 275 000 lirave turke ekuivalente me 1 137 500 USD, për blerje materiale e pajisje ushtarake, vizita, trajnime e kurse personeli dhe si kontribut për projektin e modernizimit të Aeroportit të Kuçovës” thuhet ne njoftimin e Kryeministrise.

Kjo marrëveshje vjen menjëherë pas takimit që Kryeministri Edi Rama pati disa ditë më parë në Prishtinë me Kryeministrin turk, Rexhep Taip Erdogan. Turqia, si anëtare e NATO-s ashtu si edhe Shqipëria, po synon të rrisë dominimin e saj edhe në nivelin ushtarak.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button