Elbasan, digjet natën flamuri kuq e zi në qendër të qytetit

Është e pa mundur dhe në genin tonë që të mos vëm dorë mbi monumentet e kulturës apo simbolet kombëtare. Turpi i radhës që në fakt është më shumë se turp është djegia e Flamurit që valëvitej në Bustin kushtuar patriotit të madh elbasanas Aqif Pasha.

Mëngjesi i sotëm e ka gjetur këtë monument të nxirë e përdhosur nga njerëz të pa përgjegjshëm që nuk dinë se ç’janë simbolet kombëtare. Flamuri kuq e zi që valëvitej në një shtizë rreth 12 metër të lart, sot i kanë mbetur disa copëza të vogla pasi është djegur krejtësisht. Sikur të ishte diku në Greqi apo Maqedoni apo në ndonjë vend tjetër, tashmë do ishte ngritur gjysma e kombit në këmbë dhe do fillonte një luftë verbale të jashtëzakonshme. Autorët e kësaj vepre përdhosëse nuk dihet se kush janë, por qytetarët bëjnë apel që policia të ndërhyj për të gjetur fajtorët. Ky monument u zhvendos nga vend ii dikurshëm pranë Bazilikës, dhe u vendos pranë kalasë me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes së pavarësisë në Elbasan.

Për më shumë se 1 vit ky monument ka qenë ndër më të vizituarit e qytetit të Elbasanit, pasi përveç bustit të Aqif Pashës aty shkruhet e plotë edhe deklarata e pavarësisë e 25 nëntorit 1912, që e shpallte Elbasanin të pavarur. Por nuk është hera e parë që një monument, pasi edhe monumenti “Klithma” kushtuar gjenocidit çam është dëmtuar pjesërisht. Një pjesë e shkronjave të mbishkrimit të tij janë hequr duke e lënë atë të gjymtuar. Edhe ky një ndër monumentet më simbolike të qytetit, kushtuar vuajtjeve dhe tmerrit ndaj popullsisë çame, nga ushtritë greke në luftën e dytë botërore.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button