Historia e Ballkanit duhet të rishkruhet !

Nga Fahri Xharra
Historia e ynë e mohuar, e vjedhur dhe stërkequr është mbi dhe, kurse ajo e vërteta është nën dhe e edhe nën ujë; asaj duhet ti japim krihë dhe guxim që të flet. Ajo duhet të flet shqip, që të tregon të gjithë vërtetën e saj që e ngëthen në vete me mijëra vjet. Të shkojmë rradhazi deri te Lumi Neretva , dhe në deltën e saj buzë Adriatikut.

Aty janë gjetur prova që e kërkojnë domosdoshmërisht rishkrimin e historisë sonë e me këtë edhe asaj të Ballkanit. Në lumin Neretva kanë rrjedhur sasira të panumërta të ujit dhe nën rrjedhë e tij janë mëshfur faktet të cilat i japin sharm edhe një herë asaj kohe ku zhvillohej jeta e të parëve tanë.Desilo , quhet sot një luginë e vogël ,në Bosnën dhe Hercegovinën jugore, e ndërtuar afër Lumit Neretva . Në një liqe të vogël aty (2007) janë gjetur të fundosura anijet Ilire.

Me siguri që në antikuitet (lashtësi) , Desilo ka qenë e lidhur me Neretvën nëpërmjet Liqenit Hutovo Blato. Sikur të kthehemi pas në histori e që është qëllimi,atëherë na del që Neretva në lashtësi është quajtur Narenta , Narona dhe Naro (Archeological Museum of Narona, The Ancient City of Narona, Neven Kazazovic, Tajne Neretve ) dhe ishte shtëpia e Ilirëve të vjetër , të fiseve Ardiane dhe Daorsëve (John Wilkes, “The Illyrians”) Ilirët rritnin dhe tregtonin bagëtinë , kuajt, të mirat bujqësore dhe të mirat e artit të bëra nga hekuri dhe bakri i vebdit të tyre.Edhe prodhimin e armëve e kishin për dore. Këshilli i të vjetërve (pleqësia) e zgjidhte udhëheqësin i cili i kryesonte fisin e vet.Kohë pas kohe udhëheqësit e rritnin ndikimin e tyre mbi fiset tjera ,dhe i bënin mbretëritë. Gjatë shek.të 5-të prK , fiset e zhilluara mirë shtriheshin edhe në veri , në veri të lumit Sava e që sot është Slovenia. Edhe në Lublanën e sotme gjënden gjurmat bindëse të Ilirëve(The Library of Congress – Country Study 1992)Ilirët e bënin tregtinë me fqinjët me baker asfalt dhe argjend të nxjerrur nga malet e tyre , me verë , djath, vaj ulliri dhe peshk.

Në Austri , Ilirët e nxjerrnin krypën ne vendin Gmuden (viti 1000 prK) ,ku edhe i kishin humbur minierat e argjendit të Oberzeiringut ( Austri, viti 900 prK) duke kaluar ato në duar të Keltëve. (Harry Mountain, The Celtic Enciclopedia ,Volum I. faqe 83) Në shek e 8-të kultura Ilire e rikapi lulësimin e saj në brigjete Adriatikut të Gadishullit të Ballkanit me qendër neë Glasinac (afër Sarajevës) si dhe në Koman dhe Mat në Shqipëri. Në Enciklopedinë e Keltëve gjithashtu lexojmë se të mirat tregtoheshin dhe eksportoheshin nëpër Hallstat ( Austri) në kohën e Kulturës La Tène ( Kultura La Tène ishte e kohës së Hekurit e emëruar sipas vendit La Tène, në veri të Liqenit Neuchâtel në Zvicër) dhe Ilirët kishin ndikim shumë të madh në këtë kulturë (Harry Mountain, The Celtic Enciclopedia ,Volum I. faqe 83) Hulumtimet e para të regjistruara në lumin Narona datojnë që nga viti 1877 , të cilat i udhëhiqte Muzeu Arkeologjik i Splitit (Kroaci) , kurse monografinë e parë për Naronën dhe rezultatet e hulumtimeve arkeologjike në këtë zone i publikoi arkeologu austriak Karl Patsh në vitin 1907. ( Të shetisim nepër këto vite dhe le të përkujtojmë luftën tonë për mbijetesë si komb) Hulumtimet kishin vazhduar edhe në vitet e 50. 60 , 70 , 80-ta. Zbulimi më i rëndësishëm ishte i vitit 1995,6 kur u gjet Tempulli -Augusteum n’ lokalitetin e Plećašove štale ,dhe në te gjetja e 17 statujave të mmbretërve ”romak” dhe anëtarëve të familjeve të tyre. Luftërat Ilire të vitëve 229dhe 219 prK e sollën sundimin Romak mbi vendbanimet Ilire të Luginës së Neretvës.

Në vitin 168 prK u zu rob nga pushtuesit Romak edhe mbreti Genti në Shkodër dhe u dërgua në Romë (165 prK) …. dhe filloi përveq zhdukjes fizike edhe falsifikimi i historisë Ilire i cili vazhdon edhe në ditët e sotit. Por jo;(përveç tjerash edhe kjo): Arkeologu Adam Lindhagen PhD në Universitetin e Lundit i specializuar në amforat romake të verës ( thuase vetem romakët e njifnin verën?) tha se “zbulimi më i madh i të gjitha kohërave në lokalitetet Ilire ishte ”Anija a parë tregtare Ilire ” e gjetur(“The world’s first Illyrian trading post found”) Pse e para ? ku humbën të tjerat që u përvetësuan nga romakologët dhe grekologët ? Ilirët si popull i vjetër që ishin … nuk i luftuan vetëm kolonistët Grek dhe okupatorët Romak,por zbulimet arkeologjike tregojnë që Ilirët bënin edhe tregti paqësore me Romakët thot Marina Prusak ,prof në Universitetin e Oslos ; U gjet dhe u zbulua se Desilo ( në brigjet e Neretves) ishte qendër e madhe trgtare dhe shumë e rëndësishme për kontaktin në mes të Ilirëve dhe Romakëve, U zbuluan mbi 30 anije të fundosura tetë metra nën nivelin e ujit të Neretvës , anije Ilire të mbushura me amfora me verë. -” Zbulimi ynë është i rëndësishëm për të kuptuar identitetet kukturore në Ballkan në kohërat e lashta ” (Marina Prusac University of Oslo) Që Ilirët janë prodhuesit e parë të veres nuk ka asnjë dyshim, sa për prejardhjen tonë Ilire është turp të diskutohet në shekullin e sotëm. Gjthashtu e dijmë se Ilirët bënin verë më mjaltë dhe atë shumë më heret se Gjermanet, françezët e popûjtë tjerë të botës dhe gjithë këta popuj mësuan nga Ilirët se si bëhet vera dhe birra. Sa për ilustrim: Pas një fitoreje të madhe ndaj Romakëve, mbreti Agron bëri festë të madhe, të ftuarit ishin të shumtë, ndër Ta ishte edhe një mik gal, festa ka zgjatur disa ditë dhe është shtruar verë mbretërore më mjaltë. Pas kthimit në Gali në kujtimet e tij ai shkruan: Kam pirë një pije shumë të mirë që ne galët nuk e njohim e që në Iliri e quanin “verë “.(Ilir Shallo) Lumi Neretva është i njohur që nga parahistoria ,që e lidhte mbrendësinë e Ilirisë me Mesdheun.Zhvillimi i hovshëm i qyteteve në brigjet e këtij lumi ishte si pasojë e xhvillimit të madh të tregtisë dhe se e gjithë kjo ishte në suazat e fisit ilir të Daorsëve.. Pë anijet ilire deri më tani dihej vetëm nga burimet romake dhe ato greke, kurse vjetërsia e anijeve të gjetura në BH vlerësohet në 2200 vjet, me përmasa 12 me 4m tëcilat shërbenin për bartjen e verës.Me zbulimin e fundit zonja Marina Prusac thot : Historia e Ballkanit duhet të rishkruhet (So Balkan history must now be rewritten! ) Pra historia e jonë e dhe e tërë Ballkanit duhet të rishkruhet por jo sipas dëshirës së turqve.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button