Ndërpritet energjia gjatë fjalimit të presidentit grek Papoulias

Në kuadër të vizitës së tij 3 ditore në Shqipëri, presidenti Papoulias udhëtoi sot në jug të vendit, ku u ndal kryesisht në Gjirokastër dhe Këlcyrë ku vendosi kurora me lule në vendin ku supozohet se kanë rënë ushtarët grekë gjatë luftës me italianët, betejë e zhvilluar në territorin shqiptar. Ndërkohë, në Këlcyrë u mbaj edhe një meshë, e kryesuar nga kryepeshkopi Janullatos, për ushtarët grekë të rënë gjatë luftës.

Gjatë takimit me minoritetin grek në Derviçan, ka patur ndërprerje të energjisë elektrike, pikërisht në momentin kur Presidenti Papoulias po mbante fjalën e tij përshendetëse. Ndërprerja ka zgjatur vetëm pak sekonda, por presidenti vendosi të mos e vazhdojë fjalën e tij dhe u ul në sallë.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button