Vizita e Ramës, konfrontohen PDSH-BDI

Neglizhenca e qeverisë për në dekorimin e qytetit me flamuj kombëtar dhe shtetëror me rastin e vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ka shkaktuar një konfrontim mes PDSH-së dhe BDI-së, që janë dy partitë kryesore shqiptare në Maqedoni.

Bekim Fazliu i PDSH-së ka sjellë rastin e zbukurimit të Shkupit me flamuj shtetëror gjatë qëndrimit të Ivica Daçiçit.

“Gjatë vizitave të burrave të shteteve në Maqedoni dhe jo vetëm. Protokolli shtetëror parasheh që Shkupi si kryeqytet të zbukurohet me flamujt shtetëror prej nga vijnë ata delegacione. Para disa muajve për vizitë në Maqedoni ishin presidenti e më pas edhe kryeministri serb. Dhe shqiptarët e mbajnë mend zbukurimin e kryeqytetit me flamujt e Serbisë në këtë rast. Jemi dëshmitarë se sot, në ditën e vizitës së kryeministrit shqiptar zoti Edi Rama në Maqedoni, në Shkup nuk ka asnjë flamur shqiptar. Sa për informim, BDI është partner koalicioni edhe në Qeveri, edhe në Qytetin e Shkupit, dhe si e tillë duhet të del të jep llogari para shqiptarëve se pse sot në Shkup nuk vallon asnjë flamur shqiptar”, shprehet Fazliu.

BDI ka reaguar duke thënë se, PDSH-ja nuk është mirë informuar mbi vizitën e Ramës, pritja e të cilit do të bëhet sipas gjithë procedurave që parashikon protokolli diplomatik.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me ftesë të kryeministrit Nikolla Gruevski, nga sot ka filluar vizitën në Maqedoni. Rama do të takohet edhe me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, kryetarin e parlamentit Trajko Veljanovski, si dhe me krerët e partive shqiptare, Ali Ahmeti i BDI-së dhe Menduh Thaçi i PDSH-së.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button