Mirënjohje të përzemërta për kontributin që jep Zvicra për Shqipërinë…

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me Sekretaren e Shtetit për Çështjet Ekonomike të Konfederatës Zvicerane, Ineichen-Fleisch.
Meta e ka falenderuar Ineichen-Fleisch për ndihmën dhe kontributin që ky shtet jep ndaj Shqipërisë.
“Të dashur miq, sot pata kënaqësinë të takoja Sekretaren e Shtetit për Çështjet Ekonomike të Konfederatës Zvicerane, Znj. Ineichen – Fleisch, e cila nesër do të prezantojë në Tiranë ‘Strategjinë e Zhvillimit Zviceran për Shqipërinë’, për periudhën 2018-2021, me një vlerë prej 105 milion franga zvicerane. Mirënjohje të përzemërta për kontributin e çmuar financiar dhe asistencën teknike të dhënë nga Zvicra për vendin tonë ndër vite”, shkruan Meta në rrjetin social Facebook./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

loading...
Back to top button