PD nis protestat, Berisha: Qytetarë, ngrihuni në këmbë!

Ish- kryeministri Sali Berisha shkruan në një postim në Facebook se në Korçë fitoi kandidati i kleptokracisë.

Berisha tha se në pushtet ka ardhur mafia e kuqe ndaj qytetarët duhet të ngrihen në këmbë.

“Të dashur miq, një krim i shëmtuar elektoral ndodhi dje në Korçë. Mediat filmuan aktin e blerjes masive të votës. Me këtë akt dyshja Rama- Meta asgjësojnë mekanizmin themelor të demokracisë, votën e lirë dhe pluralizmin politik e shndërrojnë ne pluralizëm burokratik.
Ky është pushteti i mafies. Kësaj i thonë mafia e kuqe në pushtet, demokracia në rrezik për jetën e saj. Vetëm përgjegjësia e qytetarëve mund ta shpëtojë atë. Qytetarë, të ngrihemi sa më parë!” shkruan Berisha.

Partia Demokratike pas shumë vitesh iu rikthehet protestave. Ditën e hënë, demokratët kanë paralajmëruar se do të dalin të protestojnë para Kryeministrisë për zgjedhjet e Korçës.

Kjo u bë e ditur nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka.

Ajo që ka ndodhur në Korçë është një sinjal alarmi për të gjithë. Kemi të bëjmë me një sistem të ngritur deri në detaje nga PS dhe për marrjen me forcë të votës për ata qytetarë që nuk pranojnë ta shesin votën. Të hënën do të kemi një protestë simbol përpara Kryeministrisë për këtë akt të rëndë. Kjo është më tepër një thirrje për qytetarët shqiptarë që të reagojnë. Eshtë për të ardhmen tonë, nuk është një shaka e Edi Ramës për t’u zgërdhirë”– deklaroi Paloka.

Kryeministri Rama ndërkohë, garantoi në Kuvend opozitën se do të ketë çdo hapësirë për të hetuar dhe vërtetuar pretendimet mbi manipulimin e votës për zgjedhjen në Bashkinë Korçë.

Çdo gjë që ka lidhje me votën për mua vetë dhe për të gjithë ne këtu që për votën kemi luftuar shumë dhe kemi sakrifikuar shumë, kemi humbur edhe njerëz. Nuk është as e diskutueshme dhe as e negociueshme dhe ju keni gjithë të drejtën që interpretimet tuaja t’i vërtetoni përmes organeve të drejtësisë.”

“Në këtë pikë, jo 99%, por jam 100% me ju. Ndryshe nga ju që nuk e pranuat transparencën e zgjedhjeve të vitit 2009, që nuk pranuat të shikonit në sy të vërtetën në kutitë e vitit 2009. Jemi të hapur për çdo lloj rruge që ju doni të ndërmerret për të bërë faktimin e interpretimit tuaj”, tha Rama.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button