Fyle: Fillimi i dialogut, i shkëlqyer

Pas tryezes së përbashket të nivelit te larte per integrimin, komisioneri Fyle dhe kryeministri Rama deklaruan angazhimin e përbashket për të bërë transparente arritjet në kuadër të plotësimit të pesë prioriteteve, për të informuar Komisionin Europian në mënyre sistematike.

Komsioneri Fyle tha se ne prisnim nje fillim te mire te bashkepunimit, por ne fakt fillim i ishte i shkelqyer.

Kryeministri Edi Rama: Besoj që ky sesion i parë i dialogut të nivelit të lartë ka shënuar një moment shumë të rëndësishëm dhe njëkohësisht ishte për ne një hapësirë e munguar për të adresuar çështjet e rëndësisë së veçantë, veprimet e Qeverisë në këtë përiudhë të shkurtër shihen dhe vlerësohen dhe nga ana tjetër për faktin se mbi këtë bazë mund të ndërtojmë një veprim të koordinuar shumë solid në të ardhmen e afërt, por edhe në afat më të gjatë në drejtim të atyre prioriteteve të përcaktuara qartë nga Qeveria, që koincidojnë, se nuk ka si të jetë ndryshe, me prioritetet e përcaktuara qartë nga Komisioni, në funksion të shkuarjes përpara në procesin e integrimit europian. Unë shoh një instrument të ri dhe shumë të rëndësishëm strategjik, qoftë për të çuar përpara procesin e integrimit, qoftë për të rritur kapacitetin gjithëpërfshirës në këtë proces të politikës shqiptare.

Komisioneri Fyle: Kur flasim për prioritetet kyçe flasim për 5 rekomandimet. Në fakt më duhet të them që prisja që të kishim fillime të mira por kemi pasur fillim të shkëlqyera, diskutime të shkëlqyera. Kemi shpenzuar rreth tre ore përsa i përket thelbit të diskutimit dhe kemi nxjerrë përfundime të përbashkëta. Ne kemi pasur mundësinë të përkufizojmë qëllimin kryesor që është mbështetja e Shqipërisë për integrimin në BE. Synimi është që të strykturohet bashkëpunimi për integrimin e Shqipërisë në BE. Me duhet të them që kemi konfirmuar që gjithë përfshirja dhe transparenca do jenë elementet kyç. Do e fuqizojmë më tej elementin e gjithë përfshirjes në dialogun e nivelit të lartë. Deshiroj të them se kemi rënë dakord të takohemi herë pas here që me anën e një udhërëfyesi konkret te shikojmë si Shqiperia do japi rezultate për këto 5 prioritete kyçe me ndihmën dhe asistencën tonë. Ne vlerësojmë shumë qëllimin e Shqipërisë për të krijuar një platformë të një dialogu kombëtar ku përfshihet qeveria dhe shoqëria civile. Ne e kemi bërë të qartë që kjo platformë do të mundësonte përqasjen konsesuale përsa i përket integrimit evropian. Kjo do bazohej te energjite e shoqërisë shqiptare. Kemi rënë dakord që në fund të dimrit, domethënë vitin që vjen do kemi takimin e radhës por nga dita e sortme deri në daljen e progres raportit të ardhshëm do kemi edhe katër takime të dialogut të nivelit të lartë. Unë kam vlerësuar në mënyrë specifike informacionin e detajuar që na është dhënë përsa i përket veprimeve të qeverisë për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këto janë ato dy fusha që ne i kemi përmendur dhe qeveria duhet të vazhdojë punën e saj që ne të mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE. Me këto lloj qasje që kemi parë sot jam tërësisht i bindur që Komisioni Evropian ka informacion shumë të rëndësishëm për të ndarë me vendet e tjera përpara se të jepet vendimi për marjen e statusit kandidat nga Shqipëria./ TCh

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button