Maqedoni, refuzohet "shqipja" në seancat parlamentare

SHKUP-Këshilli i Kanalit Parlamentar ka hedhur poshtë në seancën e sotme kërkesën e Grupit Parlamentar të PDSH-së për përkthimin sinkron në shqip të seancave plenare.

Deputeti i kësaj partie, Bekim Fazliu, ka thënë se çështja është përtej karakterit teknik, sepse ka të bëjë, sipas tij, për mungesë vullneti politik nga partitë qeverisëse.

Me një qëndrim të tillë nuk janë pajtuar partitë e tjera, përfshi dhe BDI, të cilat kanë thënë se çështja ngel vetëm teknike dhe jopolitike.
Megjithatë, kjo nuk e ka penguar BDI-në të mbështesë kërkesën e PDSH-së, e cila nuk ka arritur të mbledhë votat e nevojshme.

Deputeti i PDSH-së ka reaguar pas votimit duke paralajmëruar veprime të reja për të zgjidhur problemin e emetimit në shqip të seancave.

Argumenti i shfrytëzuar nga partitë maqedonase, për të mos mbështetur këtë kërkesë, ka qenë fakti se disa nga operatorët ofrojnë mundësinë e dëgjimit në shqip të seancës, por edhe se shumica e qytetarëve shqiptarë i dëgjon seancat pa shfrytëzuar fare përkthimin.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button