Strazimiri: Dil Arvizu e sqaro shqiptarët se po shtohet anti- amerikanizmi

Deputeti Genti Strazimiri shkon pak më larg kur i kërkon ambasadorit amerikan, Aleksandër Arvizu të sqarojë shqiptarët sepse po rritet anti- amerikanizmi në vend.

“Paniku për “armët kimike” po kthehet çdo ditë e më tepër në valë anti-amerikanizmi, ndërsa ambasadori Arvizu hesht… Dil mor zotëri dhe shpjegoi popullit më pro-amerikan në glob që SHBA nuk ia ka me hile! Dil dhe shpjegoju shqiptarëve që vendi yt, i cili të paguan të forcosh miqësinë e jo ta shkallmosh, s’ka asnjë arsye ta shkatërrojë këtë vend, përkundrazi!!! Bëje këtë qoftë edhe nëse të duhet t’u kërkosh falje për panikun që u kalle për riciklimin e qeseve dhe të qelqit! Të paktën në këto ditë të fundit, përpiqu të ngrihesh në lartësinë e ndjenjës dhe emocionit shpirtëror që lidh vendin tënd me vendin tim! ACT NOW MR. AMBASSADOR!!!” shkruan Strazimiri në Facebook.

Ndërsa deputeti Oerd Bylykbashi e ka me heshtjen e qeverisë.
“Qeveria ka detyrim kushtetues të garantojë sigurinë dhe mirëqenien e popullit të vet. Rama mësoi se duke e paraqitur diçka si gjendje të jashtëzakonshme, i jep të drejtë të miratojë një akt normativ pa pyetur shqiptarët. Mos do të na i sjellë edhe armët kimike të Sirisë me një akt normativ? Heshtja e turpshme e qeverisë fsheh shumë dhe kjo të frikëson! Ky kryeministër ka marrë një mandat të bardhë, dhe po bën ç’mendon vetë, pa pyetur askënd, dhe jo çfarë i intereson popullit”. 

Edhe Kastriot Islami e ka me qeverinë.

“Qeveria nuk i shpjegon shqiptarëve madhësinë dhe rrezikun e këtyre armëve.
Qeveria nuk jep asnjë informacion se çfarë është propozuar nga ofertuesit.
Qeveria nuk shpjegon sa vjet do të zgjaste ky proces.
Qeveria nuk shpjegon sa do të kushtonte ky proces.
Qeveria nuk shpjegon çfarë masash sigurie duhen për të garantuar këtë proces dhe kush do t’i garantojë ato.
Qeveria nuk shpjegon se cili do të ishte ndikimi në turizëm, në tërheqjen e investitorëve të huaj, në ekonomi…”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button