Itali, Berluskoni synon të kthehet në pushtet përmes modelit shqiptar të taksave

Silvio Berluskoni synon të rikthehet në pushtet përmes modelit të taksave që ka ndjekur Shqipëria. Në Këshillin Kombëtar të partisë së tij, Berluskoni tha se do të përdorë një strategji të ngjashme me fqinjin përtej Adriatikut, duke krijuar lehtësi për sipërmarrësit italianë. “Në Shqipëri një kompani e re që ngrihet, për 3 vjet nuk duhet të paguajë taksa. Autoritetet lokale u japin brenda 15 ditëve kompanive të reja autorizimet e nevojshme dhe lejet për ndërtimin e zyrave”, tha ai. Më tej Berluskoni shpjegoi edhe modelin e taksave që aplikohet në Shqipëri. “Për 5 vjet nëse kompanitë punësojnë të papunë apo të rinj nuk paguajnë asnjë taksë dhe asnjë kontribut për ta. Pra e gjitha kjo sjell kosto të ulëta dhe fitime më të larta. Dhe sa është taksa mbi fitimin në Shqipëri? Vetëm 10 për qind. Pra kjo bën që kompanitë që ndodhen në Itali ta kenë të pamundur të konkurrojnë, me ato që kanë qendrën në Shqipëri”, u shpreh ish-kryeministri italiane.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button