Papunësia, grekët vijnë në Shqipëri për 400 euro

Shumë vite më parë, shqiptarët shkonin për të punuar dhe për të filluar një jetë të re në Greqi. Sot, të papunët grekë po shkojnë në Shqipëri për të njëjtën arsye.

Rrogat në Shqipëri, sipas “Greek Reporter” janë nga 400 deri në 500 euro në muaj. Pjesa më e madhe e tyre kanë vite që nuk gjejnë punë në atdhe. Ata janë kryesisht punëtorë ndërtimi apo ustallarë. Sot, ata zgjedhin të kalojnë kufirin dhe të punojnë në Shqipëri për 7 deri në 20 euro në ditë. Gjithsesi, Shqipëria ofron edhe mundësi më të mira, siç është puna e kamerierit, e cila paguhet deri në 40 euro në ditë në Vlorë dhe Durrës, kryesisht gjatë sezonit turistik të stinës së verës.

Presidenti i shoqatës shqiptare “Iliria” konfirmoi për revistën greke “Tahidromos” se ka vërtet një valë emigrimi grekësh, të cilët vijnë në Shqipëri në stinën e verës për të punuar. Ai tha gjithashtu, se shumë shqiptarë po kthehen në Shqipëri, por jo përgjithmonë. Disa e shohin kthimin si të përkohshëm dhe presin që të kalojë kriza greke për t’u rikthyer në shtetin fqinj.

Një rezident i Nea Ionias, kishte rreth 3 vjet që nuk gjente punë në Greqi dhe muajin maj të vitit të shkuar la vendin për të kërkuar një vend pune. Një mik i tij shqiptar, i cili ka një tavernë në vendin tonë i sugjeroi të shkonte në Shqipëri. Pa u menduar dy herë, shtetasi grek plotësoi dokumentet e nevojshme dhe erdhi në Shqipëri në muajin shtator. Këtu ai nisi të punonte si kamerier dhe fiton 35 euro në ditë. Sipas familjarëve të tij, ai po ndihet mjaft mirë këtu pasi siç thonë ata, kultura jonë me atë greke është mjaft e ngjashme.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button