Shqiptarë e serbë “xhihadistë” në Siri – shkojnë përmes Turqisë

Myslimanët shqiptarë që thonë se kanë shkuar për arsye të besimit në
Siri, atje po luftojnë krahas disa dhjetëra mercenarëve serbë.

Gazeta serbe “Blic” raporton se agjencitë e sigurimit të shtetit
fqinj verior të gjithë serbët janë vehabistë, në mesin e të cilëve ka
edhe disa ortodoksë që kinse janë konvertuar në myslimanë.

Janë saktësisht 60 qytetarë të Serbisë të cilët kanë njohuri të mirë
të përdorimit të armëve të të gjitha llojeve. Në Siri janë të angazhuar
disa mijëra luftetarë të huaj që kanë shkuar në vendin e shkatërruar nga
lufta nga shumë vende tëbotës.

Disa qindra janë nga vendet e Balkanit, shkruan më tej Blic.

Nga Serbia për të luftuar në Siri kanë shkuar 30 persona, kryesisht
nga Novi Pazari, mirëpo atje gjënden edhe një grup nga Shumadija. Një
burim nga agjencitë shtetërore të sigurisë së Serbisë i ka thënë gazetës
beogradase se shteti serb i di me emër e mbiemër të gjithë ata qytetarë
serbë që kanë shkuar për të luftuar në Siri.

Deri më tash në mediat kosovare është raportuar për dhjetëra raste të
qytetarëve të Kosovës që kanë shkuar për të luftuar në Siri, për arsye
fetare. Në rrjetin social, “youtube.com” tashmë janë postuar disa video
të shqiptarëve të Kosovës dhe Shqiperisë që ju bëjnë thirrje shqiptarëve
që t’iu bashkohen në Siri.
Tashmë ka edhe hoxhallarë që përmes profileve të tyre e arsyetojnë shkuarjen në “luftën e shenjtë”.

Ndërkaq gazeta “Blic” shkruan se të gjithë serbët kanë shkuar në Siri
përmes Turqisë. I njejti medium gjithashtu raporton se institucionet e
sigurisë në Serbi janë në dijeni që edhe 30 serbë të tjerë kanë shkuar
në Siri nga vende të tjera, nga vende ku kanë qenë më punë të
përkohshme. Jo pak prej tyre shkojnë sepse edge paguhen shumë mirë,
pagesa këto që shkojnë deri në pesë mijë euro në muaj. Por, problemi
kryesor mbetët fakti se shumica e atyre që shkojnë për të luftuar i
bashkohen grupeve terroriste si Al Kaeda.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button