Kerry: Thuaj “PO” dhe do vij në Tiranë dhe do t’u flas vetë shqiptarëve

Sekretari i Shtetit, John Kerry, i ka telefonuar disa herë kryeministrit Edi Rama në lidhje me çështjen e armëve kimike.

Kjo tanimë dihet.

Por Dita raporton se Kerry është shprehur se do të vijë vetë në Tiranë për të folur përpara shqiptarëve.

Një burim i tha gazetës Dita: “Ramës iu bë propozimi në mënyrë zyrtare para dy-tre javëve. Shqipëria u zgjodh për shumë arsye, dhe vetë sekretari Kerry i ka telefonuar disa herë personalisht dhe i ka thënë: “Thuaj “PO” dhe ditën tjetër unë do jem në Tiranë dhe do t’i flas vetë shqiptarëve”. Shqipëria do bëhej “jetimi” nën mbrojtjen e amerikanëve nëse do pranonte. Pozita e saj ndërkombëtare do promovohej shumë, pesha e saj në Ballkan do rritej së tepërmi…”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button