Vigenin: Shqipëria i ka plotësuar kushtet për statusin kandidat në BE

Ministri i jashtëm Ditmir Bushati priti në një takim ditëne sotme hologun bullgar Kristian Vigenin. Në një konferencë të përbashkët për shtyp Bushati vlerësoi mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë Shqipërisë për antarësimin në NATO dhe thëksoi nevojën e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave edhe për integrimin në BE. “Mirëprita bashkëpunin mes dy institucioneve sa i takon shkëmbimit të eksperiencës për integrimin në Bashkimin Europian dhe ndërtimin e institucioni të ekselencës pranë ministries” tha Bushati . Ai therksoi se mes dy ministrive është rënë dakord që të bashkërendohen axhendat rajonale.

Ndërsa ministri i jashtëm i Bullgarisë Kristian Vigenin tha se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe nuk ka asnjë arsye që të shtyhet dhënia e statusit të vendit kandidat nga vendet anëtare të Këshillit Europian. “Bullgaria beson se Shqipëria i ka përbushur të gjitha kërkesat e kërkuara nga KE dhe përveç kësaj shoh me kënaqësi një qeveri dinamike që vepron për plotësimin e axhendës europiane të vendit. Ne besojmë se nuk ka më kurrfarë arsye pse të shtyhet dhënia e statusit dhe Bullgaria të vazhdojë të bindë që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat nga Këshilli Europian”- tha Vigenin.

I pyëetur nga gazetarët përsa i përket marjes së statusit kandidat Bushati deklaroi se Shqipëria pret një vendim politik nga Bashkimi Europian sa i përket statusit të vendit kandidat. Ndërsa lidhur me qëndrimin e Holandës, Bushati ka theksuar se ende nuk ka vendim të qeverisë holandeze për këtë çështje. “Holanda është një nga vendet themeluese të BE. Jemi në kontakte të vazhdueshme me autoritetet holandeze. Jemi shumë të njohur me qëndrimin skeptik të Holandës i cili nuk është vetëm për Shqipërinë, por ndaj zgjerimit dhe rreptësisë së ndershme që sheh në procesin e zgjerimit. Në kontaktet e pëditshme nuk ka ende një vendim të qeverisë holandeze në lidhje me propozimin e KE, është vetëm prezantimi paraprak i raportit të komisionit. Parlamenti holandez dhe qeveria holandeze do të flasin për këtë çështje. Por të themi troç që presim një vendimi politik i cili duhet të jetë unanim për dhënien e statusit të vendit kandidat dhe çdo qëndrim sa i takon Shqipërisë do të duhet të ishte një qëndrim inkurajues për Shqipërinë, për procesin politik që ka nisur pas zgjedhjeve të 23 qershorit dhe një vendim i cili do të jepte një nxitje të mëtejshme zhvillimeve pozitive në rajon” tha Bushati.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button