Arlind Ajeti: Dua Zvicrën, nuk më intereson Shqipëria

Arlind Ajeti po synon të bëhet shqiptari i radhës në përfaqësuesen e Zvicrës, pas Valon Behramit, Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës, Blerim Xhemajlit, Admir Mehmedit e Pajtim Kasamit. Qendërmbrojtësi talentuar, i cili është pjesë e Baselit dhe ekipit U-21 të Zvicrës, dëshiron që ti bashkohet vetëm përfaqësueses Helvete, dhe nuk e imagjinon veten duke luajtur për një shtet tjetër, përfshirë Shqipërinë.

“Unë nuk po mendoj shumë për këtë punë, por unë jam lindur dhe rritur në Zvicër. Jam mjaft i lumtur në ekipin kombëtar zviceran dhe është e vështirë ta imagjinoj një ndryshim. Nëse nuk do të kisha mundësi të kaloj në ekipin A të Zvicrës, gjithçka do të mund të ishte ndryshe, por gjithsesi Shqipëria nuk më intereson”, ka deklaruar Ajeti duke folur për sport.ch. Ajeti po kalon momente shumë të mira te Baseli, ku po luan rregullisht. Ai shpreson që të vazhdojë të luajë në vazhdimësi te ekipi zviceran. “Jam mjaft i lumtur që e kam fituar besimin e trajnerit. Po luaj rregullisht dhe natyrisht shpresoj që situata të mbetet e njëjtë”, shprehet Arlind Ajeti.

Baseli është duke luftuar në tre fronte këtë sezon. Përveç kampionatit dhe Kupës së Zvicrës, zvicerianët janë në një pozicion të mirë dhe në Champions League.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button