Maqedoni, 27 festa gjatë 2014, shqiptarët të diskriminuar

Në Maqedoni edhe në vitin 2014 janë paraparë 27 ditë feste, një pjesë e vogël prej tyre ditë festive vetëm për bashkësitë etnike jo-maqedonase. Janë 11 festa shtetërore si ditë pushimi për qytetarët e vendit edhe gjatë 2014, por asnjëherë prej tyre nuk ka të bëjë me ndonjë datë të rëndësishme historike për shqiptarët.

Një nga festat e vendosura si shtetërore është Dita e Bajramit. Ndërkohë, vetëm 22 Nëntori – Dita e Alfabetit Shqip është shpallur ditë feste vetëm për shqiptarët në Maqedoni. Kjo është festa e vetme për shqiptarët. Me këtë shqiptarët janë të barabartë me komunitetet tjera që janë pakicë, që kanë nga një festë të njëjtë kombëtare, duke qenë si ditë pushimi dhe e evidentuar në kalendarin e festave.

Festat që festojnë, si festë shtetërore, si ditë pushimi për të gjithë qytetarët e Maqedonisë

1 Janari – Viti i Ri
7 Janari – Krishtlindjet ortodokse
21 prill – Krishtlindjet ortodokse, dita e dytë sipas kalendarit ortodoks
1 Maji – Festa e Punës
24 Maji – festa e “Shën Kirilit dhe Metodisë”
28 korriku – Dita e Ramazan Bajramit
2 Gushti – Dita e Republikës (Kryengritja e Ilindenit)
8 Shtatori – Dita e shpalljes së pavarësisë së Maqedonisë
11 Tetori – Dita e Kryengritjes popullore
23 Tetori – Dita e Luftës revolucionare maqedonase
8 Dhjetori – festa e “Shën Klimentit të Ohrit”

Festat e qytetarëve të përkatësisë fetare ortodokse:

6 Janari – festa e Buzmit, para Krishtlindjeve
19 Janari – Festa e Ujit të bekuar
3 Maji – festa e Premtja e Madhe
21 Qershori – Dita e shpirtrave
28 Gushti – festa e Zojës së Madhe (Zonjat)

Festat e qytetarëve të përkatësisë fetare katolike:

1 Prilli – festa e Pashkëve katolike
1 Nëntori – festa e të gjithë Shenjtorëve
25 Dhjetori – dita e parë e Krishtlindjeve katolike

Festat e qytetarëve të përkatësisë fetare islame:

15 Tetori – festa e Kurban Bajramit-dita e parë e Kurban Bajramit

Festa për pjesëtarët e popullatës shqiptare në Republikën e Maqedonisë

22 Nëntori – Dita e Alfabetit Shqip

Festa për pjesëtarët e popullatës serbe në Republikën e Maqedonisë

27 Janari – festa e “Shën Savës”

Festa për pjesëtarët e popullatës rome në Republikën e Maqedonisë

8 Prilli – Dita ndërkombëtare e romëve

Festa për pjesëtarët e popullatës së vllahëve në Republikën e Maqedonisë

23 Maji – Dita Kombëtare e vllahëve

Festa për pjesëtarët e popullatës hebraike në Republikën e Maqedonisë

26 Shtatori – Jom Kipur-dita e parë e festës së Jon Kipurit

Festa për pjesëtarët e popullatës boshnjake në Republikën e Maqedonisë

28 Shtatori – Dita ndërkombëtare e boshnjakëve

Festa për pjesëtarët e popullatës turke në Republikën e Maqedonisë

21 Dhjetori – Dita e arsimit në gjuhën turke
– See more at: http://www.noa.al/artikull/maqedoni-27-festa-gjate-2014-shqiptaret-te-diskriminuar/382001.html#sthash.LyFevMVn.dpuf

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button