Skandal në Kishën greke, priftërinjte lakuriq dhe seks me meshkujt

Publikohen rastet e para të skandaleve të klerikëve grekë, të cilët me veprat e tyre të pahijshme kanë shkaktuar shqetësim të madh për kombin grek.

E gjithë kjo histori është përhapur ditët e fundit në median e shkruar dhe në internet, ku është për t’u theksuar fakti se ka bërë një bujë të madhe mediatike dhe jo vetëm.

I pari, ishte botimi i fotos së një kleriku të veshur me një fustan nuseje, i ndjekur nga një tjetër i cili thuhet se bën kërkime në web, i zhveshur para kamerës, transmeton Shekulli.

Por, në krye të gjithë këtij skandali qëndron fotografia e një peshkopi aktiv të Kishës së Greqisë, me një burrë tjetër.

Sipas burimeve zyrtare, vëmendja tani është e gjitha te mbledhja e Sinodit të Shenjtë javën e ardhshme, ku zyrtarët e Kishës Ortodokse do të diskutojnë si do t’i trajtojnë këto raste.

Gazeta “Akropolis”, e cila ka botuar skandalin, thotë se peshkopi në fjalë ka kontaktuar me autorin e reportazhit dhe e ka paralajmëruar atë se do të vrasë veten, nëse bëhet publik emri i tij. Me këtë veprim, peshkopi konfirmoi vërtetësinë e materialit.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button