Jacobson: Të vëmendshëm, që të mos krijohet një Republikë Serbe

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracy Ann Jacobson, ka komentuar fitoren në nëntë komuna të Listës “Srpska” në Kosovë. Ajo beson se udhëheqja e nëntë komunave nga lista “Srpska” nuk do të paraqesë rrezik për shtetin e Kosovës, por ka bërë thirrje për të pasur shumë vëmendje që mos të krijohet një Republike Serbe në Kosovë.

Ambasadorja amerikane Jacobson, gjatë një tryeze të mbajtur dje, ndër të tjera tha: “Unë mendoj se çdo rrezik mund të minimizohet përmes bisedimeve, por mendoj që duhet të jemi shumë më të vëmendshëm që të mos kemi një situatë me një Republike Serbe”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button