Protestë kundër "Car Dushanit", policia shton masat

Në Shkup sot vazhdojnë tensionet lidhur me vendosjen e përmendores së mbretit serb Car Dushani në lokalitetin “Ura e civilizimeve” që është pjesë e “Shkupit 2014”.

Për një mesditë është thirrur një protestë paqësore përmes rrjeteve sociale, ndërsa qëllimi i saj siç thuhet është që të mbulohet kjo skulpturë me një mbulojë të zezë të turpit.
Por nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë të ditur se do të ndërmarrë masa për të kontrolluar rendin dhe qetësinë, ndërsa siç thuhet përmes një njoftimi për mediat se në rast se do të ketë sulm të përmendores apo tentim për dëmtimin e saj do të ndërhyhet. 
Në sulmin në mesnatë u dëmtua një pjesë e përmendores, me ç`rast nuk është arritur që të demolohet dhe rrezohet ajo. Nga goditjet dhe tentimet për rrënimin e saj është hequr shkopi dhe kryqi si pjesë e skulpturës dhe është dëmtuar në disa pjesë kjo përmendore.
Një grup shqiptarësh tentuan rrënimin e Car Dushanit në Shkup
Një grup qytetarësh shqiptarë në Shkup mbrëmë para mesnate kanë tentuar të rrënojnë përmendoren e mbretit serb Car Dushani. 
Një grup prej rreth 30 personave, kanë goditur me gjësende të forta dhe çekiçë të hekurit përmendoren, e cila ka pësuar dëme, por që nuk është rrënuar.
Siç bëhet e ditur lidhur me këtë përmendore deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë se kush e kishte vendosur, përfshirë qytetin e Shkupit, Ministrinë e Kulturës apo edhe komunën Qendër, ecila theksoi se ajo është një ndërtim ilegal.
Nga ana tjetër, një pjesë e mediave kanë raportuar se në mesin e qytetarëve ka pasur edhe zyrtarë të BDI-së por edhe aktivistë të shoqatave joqeveritare.
Pas disa minutave rasti është alarmuar nga qytetarë kalimtarë që kanë njoftuar organet e rendit, të cilat kanë ndërhyrë në parandalimin e rrënimit. 

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button