“Korridorin 8-të”

Kredia greke e strehimit, kusht për “Korridorin 8-të”

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Me ardhjen e socialistëve në pushtet në vitin 1997, për të kompensuar mashtrimin e Fatos Nanos në Vlorë, për kthimin 100% të lekëve të piramidave, ish-qeverisja deklaroi, se shqiptarët që kishin humbur shtëpitë në piramida, do të strehoeshin nëpërmjet një kredie greke prej 5 miliardë dhrahmi. Kredia greke e premtuar në shumën 5 miliardë dhrahmi, ka patur lidhje direkte me shitjen prej qeverisë shqiptare tek grekët, të “Korridorit 8-të” (Vijës Egnatia), fakt ky i publikuar në janar 1999 në gazetat “Nacionalisti” dhe “Koha Jonë”. Fakti konfirmonte atëherë, detyrimin e qeverisë shqiptare për ta shitur “Korridorin 8-të”, tek grekët. Skema greke ishte e gatshme dhe nisi me lojën e shëmtuar të kredisë greke të strehimit. Kjo kredi, sipas burimeve të asaj kohe, do të justifikonte dy motive: së pari, qeveria shqiptare duhet të dilte me një premtim të fuqishëm social dhe së dyti, përligjej prania e gjithanshme greke, në jetën shqiptare. Kështu pra, nisi pazari për shitblerjen e “Korridorit 8-të”. Sipas pazarit, Greqia premtoi një kredi 5 miliardë dhrahmi, ndërsa Shqipëria, do të firmoste pranimin e devijimit të vijës së “Korridorit 8-të”. Kushti ishte ky: Kredia, nuk do të jepej në momentin e nënshkrimit të (p)aktit të turpshëm anti-shqiptar, por kur të niste puna për zbatimin fizik të tij. Si kondicion, qeveria shqiptare i kërkoi qeverisë greke, 2 milion dollarë transh paradhënie, pjesë e kësaj kredie, për të paguar mësuesit, policët, mjekët, ministrat, të cilët sapo kishin nisur protestat nga mungesa e pagave, për shkak të grabitjes së bankave gjatë rebelimit. Në 17 dhjetor 1997 u dërgua në Athinë, ish-ministri i Transport-Ndërtim-Telekomunikacionit, Gaqo Apostoli, ku firmosi “pranimin e qeverisë shqiptare, për spostimin e vijës së korridorit 8-të” dhe në shkëmbim iu dhanë 2 milion dollarët, të cilët u përdorën jo si kredi për strehimin e viktimave të fajdeve, por për paga dhe për kredi strehimi për qeveritarët. Për të përligjur vonesën e kredisë greke, qeveria shqiptare nisi aktin e dytë të pazarit, duke dërguar 8 muaj më pas në Athinë, zëvendësen e Apostolit, ish-ministren Ingrid Shuli e cila, pasi u kthye bëri deklaratën e bujëshme: “Për qeverinë nuk më dhanë asnjë dhrahmi, por për hatrin tim, Greqia shtoi edhe 2 milionë dollarë kredi”! Me gjithë këto lëvizje të bëra, shpjegohet vështirësia e ish-kryeministrit Pandeli Majko, për të hequr ish-ministrin Gaqo Apostoli, këmbëgulja Nano-Gjinushi për ta mbajtur ministër dhe loja e ish-presidentit Mejdani, për dekretimin dhe çdekretimin banal. Për 3 vjet u fol e u mashtrua për kredinë greke, me shpikje procedurash e hartim projektesh, që nuk sollën asnjë qindarkë kredi greke për strehimin. Në 3 muajt e fundit të vitit 2000, shtypi dhe mediat e opozitës greke, kanë denoncuar mungesën e një kredie të mbështetur në baza ligjore. Faktet, treguan se kishte një pazar për kredi strehimi, por e gjitha varej, nga fillimi paraprak i punimeve në portin e Selanikut, pas të cilit, qeveria greke do të lëvronte e më pas, do të deklaronte faljen e kësaj kredie. Në fakt, nëse ndodhte, ajo nuk ishte falje kredie, por pagesa e blerjes se resursit gjigand në portin e Selanikut, të shitur prej ish-qeverisë “Nano-1997”, duke spostuar me këtë shitje, nxjerrjen jashtë projektit të portit të Durrësit.

Greqia, bllokime ekonomike ndaj Shqipërisë

Në vitin 1992, BE planifikoi 20 milionë EKU fond për Shqipërinë. Qeveria greke e kundërshtoi këtë investim për Shqipërinë duke vënë veton. E njëjta gjë ndodhi dhe në vitin 1993, kur BE planifikoi përsëri 20 milion EKU për Shqipërinë. Greqia nuk hezitoi të shfaqet përsëri me të njëjtin qëndrim bllokues, si në vitin1992, duke vënë veton e kundërshtimit dhe gjithçka u përmbys. Në vitin 1994, BE planifikoi përsëri akordimin e të njëjtës masë donacioni për Shqipërinë. Greqia nuk hezitoi të kundërshtonte e të bllokonte me veton që kishte në dorë, por këtë radhë, ndryshe nga herët e tjera, Greqisë iu kundërvu Gjermania, nëpërmjet is-ministrit të Jashtëm, Klaus Kinkel, duke i kërkuar BE, të shtonte një paragraf në Status, që në rastet, kur një anëtar vë veton më shumë se 2 herë për të njëjtin problem, kjo veto të mos ketë vlerë. Ky qëndrim gjerman, hapi rrugën që, Shqipëria, pa dëshirën e Greqisë, të përfitonte 20 milionë EKU-të e akorduara në projektin “CROSS BORDER”, të detajuara kryesisht, për segmentin rrugor Korçë-Kapshticë-Tri Urat. Në vitin 1994 u hodh ideja e “Korridorit 8-të”, që do të kalonte në vijën e rrugës EGNATIA, pra Durrës-Elbasan-Shkup-Sofje-Stamboll, për të cilin po në këtë vit, kanë firmosur ish-presidentët: Klinton, Berisha, Glikorov, Zheliev dhe Ozal. Kjo marrëveshje politike, bëri që në vitin 1995 të nisnin procedurat për hartimin e projekteve dhe çeljen e fondeve, projekte dhe fonde që përkohësisht u “ngrin” për shkak të ngjarjeje të vitit 1997.

Zbatimi i projektit, përzgjidhet firmë greke

Në fund të vitit 1997, ish-presidenti Rexhep Meidani, shkoi në takimin e Helsinkit, enkas për këtë projekt. Por, meqë ekipi i përzgjedhur prej tij, rezultoi të ishte i paaftë për të mbrojtur këtë projekt, atëherë projektin e realizuan specialistët e Brukselit. Pjesëmarrës në tenderin për segmentin Durrës-Rrogozhinë ishin 150 firma të huaja, ndër to dhe firma serioze gjermane, franceze, austriake, italiane. Pas seleksionimit të firmave konkurruese, ngelen 30 prej tyre, gjysmat greke. Në konkurrimin e dytë, mbetën 8 firma greke, 1 iataliane, 1 gjermane. Ndërsa në konkurrimin e tretë, u shpall firmë fituese kompania greke “Sarandopullos” e cila, gjatë aktivitetit të saj në Shqipëri kishte tregtuar vetëm tjegulla, firmë që më pas rezultoi e falimentuar. Në dhjetor 1997, firma fituese greke nënshkroi kontratën me ministrinë e Ndërtim-Transporteve, kontratë kjo e nënshkruar nga ish-ministri Gaqo Apostoli. Menjëherë pas firmosjes së kontratës, po në dhjetor 1997, ish-ministri Apostoli bëri një vizitë urgjente në Athinë, ku nënshkroi në emër të Shtetit Shqiptar, se ishte dakord me këtë projekt të kompozuar sipas propozimeve të Greqisë! Ky veprim, hapi “dritën jeshile” për Greqinë, që në vend të Shqipërisë, ajo të përfitonte nga Brukseli, financimin prej 400 milionë dollarësh për “projektin e saj” të rrugës “EGNATIA”, rrugë e cila sipas pazarit greko-shqiptar, ndryshonte drejtim dhe kalonte në vijën Igumenicë-Veri i Greqisë-Selanik, duke spostuar “Korridorin 8-të”, nga Durrësi në Igumenicë.

loading...
Back to top button