"Grekët dikur ironizonin shqiptarët, sot punojnë për ta në Shqipëri"

Shkruar nga Ioannis Elafros / “Kathimerini”

“Turistët shqiptarë” ishte një batutë jo-korrekte e cila qarkullonte në radhët e politikanëve rreth viteve ’90. Tashmë kjo gjë ka ndryshuar. Shumë prej shqiptarëve tanimë janë kthyer në atdheun e tyre për shkak të rritjes së krizës greke, e gjithashtu vendasit janë duke lëvizur drejt fqinjëve të tyre veriorë, në kërkim të një pune.

Kështu shkruan gazeta greke “Kathimerini” në artikullin e Ianni Elafros, në edicionin e ditës së shtunë, duke cituar më tej një punëtor grek nga Thesprotia, i cili thotë se, “rregullisht udhëtoj drejt Shqipërisë për punësim në sektorin e ndërtimit”.

Po ashtu, gazeta Kathimerini citon punëtorin grek i cili nuk ka pranuar të identifikohet duke thënë më tej se, “gjithmonë e më shumë shikoj grekë, të cilët vijnë të punojnë në Shqipëri”, shton ai.

Pjesa më e madhe e grekëve, vijon artikullin “Kathimerini”, “vizitojnë Shqipërinë në kërkim të një pune të ndihmuar edhe nga emigrantët shqiptarë në Greqi, të cilët kanë vendosur ta lënë vendin e shkatërruar nga kriza e borxheve”.

Megjithatë shton gazeta greke, pagat në Shqipëri janë tejet të ulëta duke vijuar se, “punëtorët e ndërtimit marrin 7-10 euro në ditë, ndërsa një zejtar 15 euro në ditë deri në 20 euro, në se është me fat. “Kuptohet që kostoja e jetesës krahasuar me Greqinë është shumë më e vogël”, shton punëtori grek duke vijuar se, “ju duhet ta kuptoni se ata të cilët shkojnë në Shqipëri, në kërkim të një pune, janë të dëshpëruar”.

Gazeta “Kathimerini” citon gjithashtu në artikullin e saj “se një numër i madh kompanish shqiptare dhe greke kërkojnë staf të specializuar nga Greqia, duke përfshirë inxhinierë të cilët punojnë në projekte të ndryshme në Shqipëri”.

“Një punë e vështirë që ka relativisht pak të ardhura monetare”, shtojnë ata në komentin e tyre.

“Po flas për afërsisht 10 orë punë në ditë dhe katër ditë të muajit pushim”, thotë një tjetër punëtor nga Janina, i cili shpesh kalon kufirin në kërkim të një pune. “Kjo nuk është një situatë e përsosur, – por më mirë se asgjë, – duke pasur parasysh situatën në Greqi”, shton ai.

“Eksodi”, përshkruan Kathimerini, “nuk është tejet i madh, jo veçse për shkak të pagës të ulët, por edhe për shkak të vendeve të punës të cilat janë të limituara”.

“Megjithatë për herë të parë grekët, të cilët nuk janë të punësuar apo drejtues të kompanive greke të mëdha me degë në Shqipëri, udhëtojnë drejt Shqipërisë për të kërkuar një punë”.

Prirja sipas gazetës greke në artikullin e Elafros është se, “gjatë periudhës verore shumë grekë udhëtojnë drejt jugut të Shqipërisë për të punuar në sektorin e turizmit, atëherë kur rrogat rriten, duke shkuar rreth 30-40 euro në ditë”.

Edhe pse nuk ka një tendencë të qartë afatgjatë, përshkruan më tej gazeta greke “Kathimerini”, “fluksi është konfirmuar nga shifrat e Departamentit të Emigracionit pranë Ministrisë së Punës të Shqipërisë”.

Zyrtarisht, duke cituar gazetën “Kathimerini”, “shumica e punëtorëve ka ardhur nga Turqia, Greqia dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (IRJM) por edhe nga Italia, Kanadaja dhe Kina”.

Sipas “Kathimerini” duke cituar burimet zyrtare shqiptare, “numri i aplikantëve të huaj për leje pune është i vogël, veçse 2.500 për vitin 2012, por 8 për qind më i lartë krahasuar me vitin 2011. Shumë nga punësimet nuk kanë nevojë për leje pune, të cilat i përkasin edhe kësaj prirje për një punësim afatshkurtër”, të cilët nuk janë të regjistruar për këtë arsye.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button